Pa ndonjë zhvillim të theksuar

Toni Ujkaj

Viti 2017 nuk mund të thuhet se ishte i ndryshëm nga të tjerët kur kemi të bëjmë me mirëqenien e përgjithshme të banorëve të Malësisë. As ky vit nuk solli ndonjë ndryshim pozitiv për banorët e kësaj treve sa i takon punësimit të të rinjve (hapjen e vendeve të reja të punës), investimit në sfera të ndryshme, zhvillimit në sektorin e bujqësisë, ndërtimin e objekteve kapitale, etj.
Mungesa e investimeve që do t’i paraprinte hapjes së vendeve të reja të punës për ta zbutur sadopak papunësinë në vend, ka brengosur në masë të madhe rininë e kësaj treve. Shumë të rinj të cilët fatmirësisht janë arsimuar, duke u kualifikuar në profile të ndryshme, pas stazhit të praktikantit, përsëri vazhdojnë të mbeten të papunë dhe në shpresë të fatit.
Nga ana tjetër, janë të moshuarit ata të cilët janë më së shumti të shqetësuar për shkak të ikjes së të rinjve nga vendlindja. Të detyruar të bëjnë një zgjidhje, shumë të rinj duke parë se situata në vend nuk ndryshon vite me radhe dhe duke mos sjellë ndonjë dritë shprese, ata me të drejtë emigrojnë drejt vendeve të kontinentit evropian dhe të atij amerikan, në kërkim të një pune dhe të një jete më të mirë.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “79711” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat