Orwell dhe konflikti i vazhdueshëm

Në janar të vitit 1950 vdiq Eric Arthur Blair (25 Qershor 1903 – 21 Janar 1950) ose siç njihej më mirë me emrin George Orwell, novelisti, gazetari, kritiku dhe eseisti britanik, i njohur për veprat e tij mbi padrejtësitë shoqërore, për kritikat letrare dhe si gazetar polemik, ndërkohë që është dalluar sidomos për kundërshtimet e tija të forta ndaj totalitarizmit si dhe për shkrimet në mbështetje të socializmit demokratik

Frank Shkreli

Por Xhorxh Orwell njihet më së miri për dy veprat e famshme klasike, “1984” dhe “Ferma e Kafshëve”, të cilat BBC-ja i ka cilësuar si novelat më të njohura në botë, të shekullit 20. Ndërsa gazeta Times e Londrës e ka renditur Orwell-in të dytin në listën e 50-shkrimtarëve më të njohur britanikë ç ‘prej vitit 1945. “Ferma e Kafshëve” është botuar në vitin 1945, dhe vepra tjetër, “1984” është botuar katër vjet më vonë. Siç mund të kuptohet edhe nga titulli, kjo vepër është një fabul e shkurtër politike, por e bazuar në një të ardhme imagjinare totalitare. Si mbrojtës i vendosur i lirisë së individit, George Orwell luftoi të gjitha dukuritë dhe çdo formë shtypjeje. Kjo frymë përshkon pothuaj të gjitha veprat e tij kryesore.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “801” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat