Dhe tani, pas 28 vite “reformash”, vendi duket më keq se kurrë, dhe në duart e bijve të atyre që reformat i filluan. Ata nuk largohen, por futen edhe më thellë në rrugën e gabuar që patën zgjedhur etërit e tyre.
Dhe pse të largohen? Me president me gruan në opozitë; me kryeministër që lëshon “batuta”; me kryeprokurore të komanduar; me parlament ku deputetët shkojnë për gallatë
Për Koha Javore: Astrit Lulushi / Uashington
Kur era e ndryshimeve u përplas në kufijtë e Shqipërisë Socialiste, më 1990, shumica kërkonte përmbysje sistemi. Veçanërisht këtë nevojë shprehën ata që vuajtje e dënime kishin provuar më shumë. Por, “Jo!” thanë njerëzit që mbanin pushtetin, “ne jemi me ju dhe këtë sistem do ta reformojmë!” Ata donin të shpëtonin nga dënimet për gabimet që kishin bërë, ose me eufori vërtet mendonin se Shqipërinë mund ta “çlironin” edhe një herë si më 1944, kur vetë e keqja kishte filluar.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “803” të revistës Koha Javore
