Profesori Enver Imamoviq, shpeshherë është i ftuar nga imamët e xhamive që të mbajë fjalime para popullit, për të ringjallë identitetin e humbur. Profesori gjatë fjalimeve shpjegon prejardhjen e vërtetë të tyre, duke thënë se: “ka prova dhe fakte se jemi ilirë, me mijëra vite aty, dhe shton se nga ilirët janë edhe shqiptarët. Por ai thotë se boshnjakët e kanë humbur gjuhën, dhe kanë adoptuar gjuhën sllave (serbishten),dhe zakone të tjera nga këta popuj që na rrethuan këtu me shekuj, ku ne ishim të pafuqishëm t’u rezistojmë”
Kanë kaluar më se dy dekada që Jugosllavia artificiale e Titos është shkatërruar. Por ende edhe sot kemi nga ata që e kujtojnë kohën e Titos me një mallëngjim dhe admirim, duke mos kuptuar se përse kishte populli një jetë ma të mirë se shtetet e tjera komuniste në rajon. Për të mos e zgjatur, këtu ishte ndikimi i anglezëve dhe amerikanëve në krye me presidentin Truman në atë kohë që i jepeshin kredi Jugosllavisë, vetëm që të mos hyjë në Paktin e Varshavës, pothuajse të njëjtat politika që edhe sot i kemi në Ballkan në raport me Rusinë.
Por në të vërtetë a e kuptuan shqiptarët dhe disa etnitete të tjera të ish Jugosllavisë, rrezikun që u kanosej nga Serbo/Jugosllavia, të cilët shfrytëzonin situatën në favorin e tyre, dhe a ishin në dijeni për planet e tyre Shkombëtarizuese ndaj tyre? apo ndoshta mbase ju pëlqente më shumë të shkriheshin në kombe të tjera.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “816” të revistës Koha Javore

