Nobelistja gjermane dhe kurajoja e saj në Beograd

Në fjalimin e saj, në Panairin Ndërkombëtar të Librit në kryeqytetin serb, shkrimtarja Mueller citohet tu ketë thënë sy për sy dhe drejtë për drejt serbëve se së bashku me Kishën Oretodokse serbe, ata si popull, mbajnë përgjegjësi kolektive për luftërat e viteve 1990-ta në Bosnje-Hercegovinë dhe në Kosovë

Për Koha Javore: Frank Shkreli Nju Jork

Në fillim të tetorit, kam shkruar një artikull modest, ndërsa shpreha disa mendime ndaj mosreagimit zyrtar evropian, me atë rast, për deklaratat lavdëruese të Ministrit të Mbrojtjes të Serbisë për ish-gjeneralin serb Vladimir Lazareviq, ish-kriminelin e luftës, i dënuar nga Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte kundër popullsisë civile në Kosovë. Duket se lëvdatat e Ministrit serb të Mbrojtjes për kriminelin Lazareviq javën e parë të tetorit, paskan qenë vetëm një njoftim paraprak për të përgatitur opinionin e brendshëm dhe at[ ndërkombëtar për emërimin e të dënuarit për krime lufte, ish-gjeneralit Lazareviq, në Akademinë Ushtarake të Serbisë disa ditë më parë. Më në fund, ndaj këtij emërimi në krye të Akademisë Ushtarake Serbe të një personi të dënuar për krime lufte, reagoi edhe Brukseli zyrtar nëpërmjet zëdhënëses së Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq. Megjithëse i mirëpritur, reagimi zyrtar evropian, duke kritikuar emërimin e ish-kriminelit serb të luftës në këtë post, ishte i vonuar dhe tepër i butë. Ky emërim tregon se serbët jo vetëm që nuk janë penduar për krimet e tyre në Kosovë dhe gjetkë, por ata as nuk kanë hequr dorë nga nacionalizmi i egër i personave si ish-gjenerali Lazareviq, të cilët në emër të këtij nacionalizimi të prapambetur, kanë kryer krimet më të tmerrshme kundër njerëzimit në Evropë, ç ‘prej Luftës së Dytë Botërore.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “789” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat