Gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale dhe lokale nga disa subjekte politike , OJQ-të satelitore të tyre dhe politikanë të margjinalizuar, kemi dëgjuar kërkesa të vjetra dhe të papërshtatshme për anulimin e njohjes së Republikës së Kosovës si një shtet i pavarur dhe sovran. Forcave të tilla retrograde dhe individëve të ndryshëm duhet t’u kundërvihemi
Sulmet ndaj marrëdhënieve të mira fqinjësore të Malit të Zi me vendet e rajonit por dhe më gjerë nuk janë të dobishme, nuk kanë mbështetje në opinionin tonë të gjerë dhe janë të dënuara me dështim.
I përkas një partie qytetare për të cilën të drejtat e njeriut, në kuptimin e plotë të fjalës, sovraniteti shtetëror, integrimi në strukturat evropiane dhe euroatlantike, përmirësimi i gjendjes materiale të të gjithë qytetarëve dhe afirmimi i popujve pakicë, janë parimet më të larta. Nën udhëheqjen e mençur të DPS, Mali i Zi, megjithëse një vend i vogël, ruajti paqen, përforcoi harmoninë dhe tolerancën multietnike në këto kohë të trazuara të tranzicionit dhe i siguroi vetes një reputacion të merituar në rajon, Evropë dhe në Botë. Arritjet tona dëshmojnë se po mendojmë globalisht dhe veprojmë në nivel lokal.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “817” të revistës Koha Javore

