Njohja e kombeve të huaja do të ishte e mundimshme pa punën e përkthyesve

Vlera e veçantë e përkthimit konsiston në faktin se veprat më të mëdha që sot i njeh gjithë bota siç është “Bibla” e përkthyer në gjuhën shqipe nga Dom. Simon Filipaj dhe “Kurani” që një pjesë e tij u përkthye fillimisht nga Naim Frashëri por dhe shumë vepra të tjera janë njohur gjerësisht vetëm falë punës së vyer dhe të çmuar të përkthyesve

Toni Ujkaj

Studiues të shumtë, qofshin shqiptarë apo të huaj, e konsiderojnë sot përkthimin si një shkencë më vete, ndryshe nga disa vjet më parë kur kjo veprimtari cilësohej si nëndegë e gjuhësisë. Në ditët e sotme, duke iu referuar botës së emancipuar dhe shkencërisht të evoluar, ekziston shkenca e përkthimit e cila quhet traduktologji (përkthimologji).
Të gjitha veprat e njohura letrare që na vijnë ne sot dhe kemi mundësi që t’i lexojmë, janë fryt i punës serioze dhe angazhimit të përkthyesve të mirëfilltë dhe si të tilla, ato janë shumë të mirëseardhura për cilindo intelektual (njeri të letrave) i cili aspiron dhe është kureshtar ta njohë historinë, kulturën, traditën e zakonet e popujve të tjerë, të kombeve e qytetërimeve të huaja, të cilat mundësohen vetëm përmes përkthimit të veprave letrare të shkrimtarëve të vendeve të ndryshme.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “806” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat