Një shqiptar, kandidat për President?!

Partitë politike shqiptare herë kanë marrë pjesë e herë i kanë bojkotuar zgjedhjet presidenciale, në varësi të situatës dhe interesave të tyre politike. Në rastet kur kanë votuar, shqiptarët gjithmonë kanë votuar për të tjerët, jo rrallë herë është dashur të zgjedhin të keqen më të vogël ndërmjet kandidatëve presidencialë. Në këtë mënyrë, vota e një pjese të shqiptarëve ka qenë de facto e imponuar nga rrethanat politike vetëm që të mos fitojë kandidati tjetër

Ismet Kallaba

Në periudhën e pluralizmit politik në Malin e Zi deri tani nuk ka pasur asnjë kandidat shqiptar i cili ka garuar për President. Kjo deri diku është e kuptueshme, sepse shqiptarët janë pakicë kombëtare në Malin e Zi. Nëse u referohemi statistikave zyrtare, përqindja e shqiptarëve në popullsinë e përgjithshme të Malit të Zi ka ndryshuar në periudha të ndryshme, për të arritur (rënë) në 4.91 për qind sipas regjistrimit të fundit të popullsisë në Malin e Zi (2011), që përbën përqindjen më të vogël prej kur regjistrimet e popullsisë përfshijnë edhe deklarimin e përkatësisë kombëtare.

Është e kuptueshme se një kandidat potencial shqiptar nuk do të kishte kurrfarë shansi për të fituar, por të paktën do të ishte një përpjekje për homogjenizimin e votave të shqiptarëve dhe të trupit votues shqiptar. S’do mend se një pjesë e shqiptarëve do të votonin në përputhje me bindjet e tyre politike dhe nuk do ta mbështetnin kandidatin shqiptar. Ç’është e vërteta, shqiptarēt në Malin e Zi nuk kanë ndonjë figurë përbashkuese dhe që gëzon autoritet, por kjo nuk përbën arsyetim. Ky do të ishte një eksperiment për të provuar trupin votues shqiptar në Malin e Zi. Tekefundit, një kandidat shqiptar nuk do të humbte gjë!


Që prej fillimit të pluralizmit politik në Malin e Zi, presidentët kanë qenë kandidatët e propozuar nga Partia Demokratike e Socialistësve, e cila deri në gusht të vitit 2020 (zgjedhjet e fundit parlamentare) ka qenë në pushtet. Partitë politike shqiptare herë kanë marrë pjesë e herë i kanë bojkotuar zgjedhjet presidenciale, në varësi të situatës dhe interesave të tyre politike. Në rastet kur kanë votuar, shqiptarët gjithmonë kanë votuar për të tjerët, jo rrallë herë është dashur të zgjedhin të keqen më të vogël ndërmjet kandidatëve presidencialë. Në këtë mënyrë, vota e një pjese të shqiptarëve ka qenë de facto e imponuar nga rrethanat politike vetëm që të mos fitojë kandidati tjetër. Në të kaluarën, partitë politike shqiptare shpeshherë i kanë lënë votuesit e tyre që të vendosin vetë. Kjo ka pasur pasoja, duke i hapur shtegun depërtimit të partive joshqiptare në trupin zgjedhor shqiptar.

Deri tani kemi dy kandidatë që kanë paralajmëruar se do të garojnë për President, ndërkohë që afati për dorëzimin e kandidaturave është deri më 26 shkurt 2023. Ajo që dihet, qoftë për shkak të krizës politike por edhe nga paralajmërimet e partive politike, është se në këto zgjedhje do të ketë më shumë kandidatë për President, ndërsa është e sigurt se në rrethin e parë të zgjedhjeve nuk do të ketë fitues


Zgjedhjet e reja presidenciale në Malin e Zi, që do të zhvillohen më 19 mars 2023, mbahen në një moment të ri politik, kur PDS nuk është më në pushtet, dhe në situatën e krizës më të thellë politike dhe institucionale, të paktën që prej Pavarësisë së Malit të Zi (2006). Skena politike në Mal të Zi është tejet e polarizuar. Deri tani kemi dy kandidatë që kanë paralajmëruar se do të garojnë për President (kryetari i Lëvizjes Evropa tani, Millojko Spajiq, dhe ish-drejtori i Agjencisë për Siguri Kombëtare, Dejan Vukshiq, nga Lëvizja Demokristikane), ndërkohë që afati për dorëzimin e kandidaturave është deri më 26 shkurt 2023. Ajo që dihet, qoftë për shkak të krizës politike por edhe nga paralajmërimet e partive politike, është se në këto zgjedhje do të ketë më shumë kandidatë për President, ndërsa është e sigurt se në rrethin e parë të zgjedhjeve nuk do të ketë fitues.
Po ashtu, as në këto zgjedhje nuk do të ketë kandidat shqiptar për President. Raportet e partive politike shqiptare janë të këqija dhe të acaruara. Është e kuptueshme se një kandidat potencial shqiptar nuk do të kishte kurrfarë shansi për të fituar, por të paktën do të ishte një përpjekje për homogjenizimin e votave të shqiptarëve dhe të trupit votues shqiptar. S’do mend se një pjesë e shqiptarëve do të votonin në përputhje me bindjet e tyre politike dhe nuk do ta mbështetnin kandidatin shqiptar. Ç’është e vërteta, shqiptarēt në Malin e Zi nuk kanë ndonjë figurë përbashkuese dhe që gëzon autoritet, por kjo nuk përbën arsyetim. Ky do të ishte një eksperiment për të provuar trupin votues shqiptar në Malin e Zi. Tekefundit, një kandidat shqiptar nuk do të humbte gjë!
Prandaj, pyetja që mbetet pezull është: A ka ardhur koha që shqiptarët të kenë një kandidat për President të Malit të Zi?

Të fundit

më të lexuarat