Një qeveri mishmash

Ajo që është më shqetësuese është fakti se qeveria e re është një mishmash, një konglomerat i forcave politike me ideologji e qëndrime të ndryshme politike, një qeveri e cila nuk ka një politikë të unifikuar rreth çështjeve më të qenësishme shtetërore, që lidhen qoftë me shtetësinë e Malit të Zi por edhe me politikën e jashtme. Në përbërje të qeverisë ka forca politike (proserbe), të cilat e mohojnë pavarësinë e Malit të Zi dhe punojnë hapur kundër shtetësisë së Malit të Zi. Një qeveri e tillë, e cila deklarohet si proevropiane, nuk mund të jetë njëkohësisht edhe evropiane, edhe proserbe dhe proruse

Ismet Kallaba

Ajo që ishte paralajmëruar që prej formimit të qeverisë së 44-të të Malit të Zi, dhjetë muaj më parë, se pjesë e saj do të bëhen në një kohë të mëvonshme edhe partitë proserbe dhe proruse, ndodhi të martën e kaluar (23 korrik 2024) edhe zyrtarisht kur Kuvendi i Malit të Zi miratoi riformatimin e qeverisë, ku përpos Demokracisë së Re Serbe dhe Partisë Popullore Demokratike, ka hyrë edhe Partia Boshnjake. Qeveria e re përbëhet nga 32 anëtarë (kryeministri, shtatë nënkryetarë, dy prej të cilëve janë edhe ministra, 25 ministra dhe një ministër pa portofol), gjë që e bën më të madhen në historinë e parlamentarizmit në Mal të Zi. Partitë proserbe dhe proruse kanë dy nënkryetarë dhe do të drejtojnë tri ministri, kurse Partia Boshnjake një nënkryetar të Qeverisë dhe pesë ministra.

Riformatimi i qeverisë së Malit të Zi në pamje të parë duket sikur e ka konsoliduar shumicën qeverisëse, e cila tani gëzon mbështetjen e të paktën 53 deputetëve. Megjithatë, një qeveri e tillë, ku boshtin qeverisës e përbëjnë partitë proserbe, zor se mund të jetë jetëgjatë për shkak të dallimeve politike dhe qëndrimeve kontradiktore rreth çështjeve vendimtare


Pa asnjë dyshim, ky është një eksperiment i ri, i radhës, në vazhdën e eksperimenteve të shumicës së re pas zgjedhjeve parlamentare të 30 gushtit të vitit 2020, kur Partia Demokratike e Socialistëve përfundoi në opozitë pas tridhjetë vitesh. Në krahasim me qeverinë e kryeministrit Zdravko Krivokapiq, e cila kishte vetëm 12 ministri, që u dëshmua si një eksperiment i dështuar duke bashkuar brenda një ministrie në mënyrë të panatyrshme disa dikastere, kryeministri aktual i Malit të Zi Millojko Spajiq u desh të shpikte ministri të reja për të kënaqur orekset e pangopura të pjesëtarëve të shumicës së re qeverisëse. Është e pakuptueshme dhe jologjike, bile absurde, ndarja e disa ministrive që tradicionalisht janë konceptuar si të pandashme. Sa për ilustrim, qeveria e re ka ministri të veçanta për Detarinë, por edhe për Komunikacionin; Ministri të Punëve të Jashtme, por edhe për Çështjet Evropiane; Ministri të Energjetikës, por edhe të Xehetarisë, Naftës dhe Gazit etj.. E njëjta gjë vlen edhe për nënkryetarët e qeverisë, ku ka nënkryetar për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, por edhe nënkryetar për Punën e Jashtme dhe Evropiane. Përpos që Mali i Zi, si një shtet i vogël, nuk e ka luksin financiar për një aparat qeveritar të fryrë, qeveria e re nuk do të jetë as funksionale dhe bazuar në kompetencat e ministrive dhe të nënkryetarëve të qeverisë, lehtë mund të ndodhë që të ketë përzierje dhe ngatërrim të kompetencave të tyre. Për më tepër, me këtë ritëm të ndryshimit të qeverive (kujtoj se Mali i Zi ka ndërruar tri qeveri brenda diçka më pak se katër vitesh), nëpunësit qeveritarë nuk do të kenë kohë as të përshtaten ndaj ndryshimeve të shpeshta të riorganizimit të dikastereve qeveritare.

Në një qeveri të tillë, ndikimi i partive të pakicave, përfshirë ato shqiptare, pavarësisht faktit se për nga numri i ministrive të drejtojnë janë më të përfaqësuar se kurrë, është i papërfillshëm. Ultimatumi i partive kryesore të shumicës ndaj partive të pakicave për shkëputjen e koalicioneve me opozitën në nivel lokal, mund t’i sjellë së shpejti partitë e pakicave (Partinë Boshnjake dhe partitë shqiptare) në një pozitë të palakmueshme. Ai është edhe një lloj sinjali që u jepet atyre, në kuptimin: ose me ne, ose me ata (nënkupto Partinë Demokratike të Socialistëve). Çuditërisht, ky ultimatum është kaluar në heshtje dhe deri tani lidhur me të nuk ka pasur reagime nga partitë shqiptare!


Por ajo që është më shqetësuese është fakti se qeveria e re është një mishmash, një konglomerat i forcave politike me ideologji e qëndrime të ndryshme politike, një qeveri e cila nuk ka një politikë të unifikuar rreth çështjeve më të qenësishme shtetërore, që lidhen qoftë me shtetësinë e Malit të Zi por edhe me politikën e jashtme. Në përbërje të qeverisë ka forca politike (proserbe), të cilat e mohojnë pavarësinë e Malit të Zi dhe punojnë hapur kundër shtetësisë së Malit të Zi. Një qeveri e tillë, e cila deklarohet si proevropiane, nuk mund të jetë njëkohësisht edhe evropiane, edhe proserbe dhe proruse.
Përfshirja edhe de jure e partive proserbe dhe proruse në qeverinë e Malit të Zi ka ngjallur frikën e ndryshimit të kursit euroatlantik të Malit të Zi. Për këtë qëllim, për të amortizuar kritikat dhe presionet që mund t’i vijnë nga partnerët ndërkombëtarë të Malit të Zi, kryeministri ekzibicionist Millojko Spajiq bashkë me partitë proserbe është kujdesur që të përfshijë në qeveri edhe Partinë Boshnjake. Pavarësisht se Mali i Zi ka fituar nga Komisioni Evropian Raport Pozitiv të Vlerësimit të Standardeve të Përkohshme (IBAR) në fushën e sundimit të ligjit dhe vijon të konsiderohet si kandidati më serioz ndër vendet e rajonit për anëtarësim në Bashkimin Evropian, me këtë qeveri do ta ketë vështirë të bëjë hapa përpara në rrugëtimin e mëtejshëm drejt BE-së.
Riformatimi i qeverisë së Malit të Zi në pamje të parë duket sikur e ka konsoliduar shumicën qeverisëse, e cila tani gëzon mbështetjen e të paktën 53 deputetëve. Megjithatë, një qeveri e tillë, ku boshtin qeverisës e përbëjnë partitë proserbe, zor se mund të jetë jetëgjatë për shkak të dallimeve politike dhe qëndrimeve kontradiktore rreth çështjeve vendimtare. Në një qeveri të tillë, ndikimi i partive të pakicave, përfshirë ato shqiptare, pavarësisht faktit se për nga numri i ministrive të drejtojnë janë më të përfaqësuar se kurrë, është i papërfillshëm. Ultimatumi i partive kryesore të shumicës ndaj partive të pakicave për shkëputjen e koalicioneve me opozitën në nivel lokal, mund t’i sjellë së shpejti partitë e pakicave (Partinë Boshnjake dhe partitë shqiptare) në një pozitë të palakmueshme. Ai është edhe një lloj sinjali që u jepet atyre, në kuptimin: ose me ne, ose me ata (nënkupto Partinë Demokratike të Socialistëve). Çuditërisht, ky ultimatum është kaluar në heshtje dhe deri tani lidhur me të nuk ka pasur reagime nga partitë shqiptare!

Të fundit

më të lexuarat