Duke hezituar ta thonë të vërtetën e këtyre krimeve të bëra nga komunistët jugosllavë, ndodh që disa politikanë dalin edhe me deklarata naive se:”13 Korriku është i shkruar me shkronja të arta”, çka do të thotë që i hapim plagët vetvetes. Edhe pse ka kaluar më së një çerek shekulli, shumica e republikave të ish- Jugosllavisë jetojnë në të kaluarën komuniste. Ne atë ideologji që shkatërroi dhe indoktrinoi njerëzit, duke i shndërruar ata në argatë komunistë, ku është vështirë që të bëhet një dekontaminim i plotë i trurit të tyre.

