Për fat të keq, shpeshherë disa OJQ janë shikuar dhe konsideruar si organizata të cilat shërbejnë vetëm për përfitime të grupeve të vogla duke mos pasur ndonjë ndikim të theksuar për interesa të përgjithshme të komunitetit. Por ndoshta ky pasivitet i cili i ka mbërthyer këto OJQ në Malësi, lë hapësirë për konstatime të tilla se me të drejtë analistët i kanë etiketuar si të tilla të gjitha ato OJQ të cilat aktivitetin e tyre nuk e tregojnë asgjëkund
Toni Ujkaj
Roli i organizatave joqeveritare në shoqëri është mjaft i rëndësishëm në cilindo vend ku ato themelohen dhe veprojnë. Çdo OJQ e cila ka një mision e vizion të qartë dhe e cila është aktive për të vepruar në të mirë të shoqërisë, duhet përshëndetur, përgëzuar e mbështetur.
Organizatat joqeveritare duhen konsideruar si një zë kumbues për të tërhequr vëmendjen e publikut dhe të institucioneve kompetente për një trajtim më të vëmendshëm ndaj problemeve të përditshme me të cilat ballafaqohen qytetarët.
Në vendet e zhvilluara dhe në ato vende që aspirojnë për të shënuar progres të gjithanshëm, roli i OJQ-ve është mjaft i gjerë, duke qenë se ato ndërmarrin iniciativa për çështje e probleme nga më të ndryshmet, alternativa, reforma, etj, me një objektiv të qartë se si duhet të funksionojë më së miri një shoqëri.
Në këtë kuadër, nëse do t’u referoheshim disa OJQ-ve të cilat janë themeluar prej vitesh në Malësi e që si mision të tyre kishin zhvillimin e kulturës, promovimin e trashëgimisë kulturore dhe gjuhësore të shqiptarëve në këto treva dhe çështje të tjera, vihet re se këto OJQ ka kohë që jo vetëm se e kanë zbehur dukshëm veprimtarinë e tyre publike, por madje ato po qëndrojnë indiferente dhe pasive për të përmbushur atë mision për të cilin ishin themeluar.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “791” të revistës Koha Javore
