
Shumica e qytetarëve e dinë por edhe e kanë dëgjuar se për lojërat e fatit duhet të shkohet në Katërkollë të Anës së Malit. Një njohës i lojërave të fatit tha: “nëse doni të fitoni para nga këtu, atë ditë që vendosni të mos luani keni fituar”. ‘’Win&Go’’(Fito&Shko) quhet njëra nga këto lojëra që luhet në mes të Katërkollës çdo ditë. Fitoni edhe shkoni pastaj për viza. Ju mund të ankoheni se këtu nuk është mirë, por ju po ndihmoni njëkohësisht për t’u bërë më keq. Ne e dimë, Katërkolla është gati e mbushur me lojëra fati ku rinia zhytet në to pa e ditur se në këtë det të hapur s’bëhet not, por thjesht mbytesh. Askush nuk e kontrollon klientelën që nuk e kanë as moshën për t’i luajtur këto lojëra. Ky është një ferr ku digjen të gjitha moshat edhe neve heshtim, sepse nuk kemi kohë të reflektojmë pasi nxitojmë edhe vonojmë. Armë nuk duhet të ketë për neve që të kërcasë e të bëj “bum” më shumë sesa duhet të bëjë ky fenomen i shoqërisë tonë. Kjo është drama aktuale: cigare, kafe edhe fat në një vend të vetëm. Fati është i padukshëm.
Shumica e qytetarëve e dinë por edhe e kanë dëgjuar se për lojërat e fatit duhet të shkohet në Katërkollë të Anës së Malit. Një njohës i lojërave të fatit tha: “nëse doni të fitoni para nga këtu, atë ditë që vendosni të mos luani keni fituar”. ‘’Win&Go’’quhet njëra nga këto lojëra që luhet në mes të Katërkollës çdo ditë. Fitoni edhe shkoni pastaj për viza
A e shihni ju këtë sëmundje? Kjo është një sëmundje për ne dhe për ata që mendojnë (prindërit) se të gjitha i harxhuam vetëm për kafe. Ne për kafe dolëm në Katërkollë, por mendojmë çdoherë të fitojmë para dhe e kemi mundësinë me filxhanin e kafes që vjen. Ne luajmë pa kontroll dhe pasurojmë dikë duke u bërë budallenj, pasi ne nuk fitojmë kurrë, sepse jemi të papunë.
Teksa politikëbërësit e zonës mendojnë se i kanë arritur të gjitha në jetën personale dhe profesionale, megjithatë në ndërdije e dinë se me asgjë nuk e kanë mbrojtur rininë që të ketë një të ardhme. Ne duhet të mësojmë të ecim si duhet, përndryshe do të rrëzohemi. Në fakt ne nuk kemi ecur kurrë në drejtimin e duhur. Katërkolla bashkë me rrethinat e saj të varfëruara në Malin e Zi, po varfërohen edhe më shumë. Katërkolla është një shtëpi e mbushur me “fat” por që po zbrazet çdo ditë. Njerëzit zgjohen jashtëzakonisht herët dhe luajnë në lojërat e përhapura si në asnjë vend tjetër, ndërkohë që politikanët e këtij vendi vijnë në Anë të Malit vetëm për të fituar lotarinë e tyre, VOTAT.
Ju luani më popullin “Win&Go“dhe pastaj flini me ‘’Winin’’(fitoren) edhe popullin e lini në ‘’Go’’(largim).
Ne të gjithë po luajmë me fatin tonë përderisa ne nuk e dimë ku janë të rinjtë tonë, dhe nuk duhet të lejojmë që të bëhemi komedi e dikujt që nuk na do të mirën. Ne duhet fort të përqendrohemi te ekonomia jone minimale mujore dhe të programojmë mbijetesën. Ne po vuajmë të gjithë për një të ardhme më të mirë por edhe politikanët në një të ardhme do të humbin nëse luajnë vetëm ‘’Fito&Shko’’ me popullin e sidomos me të rinjtë.
Në lojërat e fatit mbesin të gjithë pa fat
Ne të gjithë po luajmë me fatin tonë përderisa ne nuk e dimë ku janë të rinjtë tonë, dhe nuk duhet të lejojmë që të bëhemi komedi e dikujt që nuk na do të mirën. Ne duhet fort të përqendrohemi te ekonomia jonë minimale mujore dhe të programojmë mbijetesën. Ne po vuajmë të gjithë për një të ardhme më të mirë, por edhe politikanët në një të ardhme do të humbin nëse luajnë vetëm ‘’Fito&Shko’’ me popullin e sidomos me të rinjtë.
Në lojërat e fatit mbesin të gjithë pa fat.
