Shekulli 21’,për shqiptarët ka ndryshuar, dhe se definitivisht Rusia nuk do të mbetët faktor i skenave politike më në botë, për ta vendosur fatin e shqiptarëve.
Amerika ka luajtur një rol të rëndësishëm gjeostrategjik këto 70’ vitet e fundit në botë. Kështu që edhe sot, kurë është në pyetje Rusia, e cila kohëve të fundit vazhdimisht po luan një rol provokues dhe destabilizues, Amerika është duke e ndjekur me vëmendje, për t’ia ngadalësuar hovin
Haxhi Zeneli
***
Se si mund të rrjedhin saktësisht politikat gjeostrategjike të Ballkanit?, kjo nuk mund të dihet!, por nëse analizojmë dhe i japim një logjikë çështjes,duke u bazuar në ngjarjet e fundit, mund të thuhet se fushat që destabilizojnë rajonin e Ballkanit ekzistojnë më shumë se asnjëherë. Urrejtja ndëretnike mes këtyre popujve ka kaluar kufijtë, dhe e gjithë kjo ka gjasa të sigurta që do e çojë këtë rajon drejt destabilizimit. Politikën nuk e bëjnë vendet e vogla, ato mund të janë shkëndijat e para për t’i ndezur zjarret, kurse të mëdhenjtë marrin vendimet, shpeshherë në interesa të tyre gjeostrategjike, ashtu sikurse gjatë shekullit të kaluar, kur vendet e Ballkanit u copëtuan nga fuqitë e mëdha, dhe përfituan ata që kishin miqtë e fuqishëm. Kuptohet se në atë kohë në coptimin e tokave shqiptare, një rol pati edhe Rusia, duke favorizuar Serbin, Malin e Zi, dhe Bullgarinë (Maqedoninë), për interesat e veta, që nëpërmjet këtyre shteteve ti mundësohet dalja e tyre në detin e hapur. Por sot gjendja nuk është e njëjtë. Shqiptarët nuk i takojnë më shekullit të kaluar.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “765” të revistës Koha Javore
