Ndjekja e trendeve për t’u pranuar nga shoqëria

Në një botë ku e reja është kryefjalë, prodhime, sugjerime, kombinime veshjesh nga njëra anë dhe dyqane, nga ana tjetër, sa në cep të rrugës sa në “aksin Online”, kur gjendemi mes kësaj rrokopuje, i bëjmë dot ballë “pushtimit”?

Paula Dekaj

Në udhën drejt krijimit të një identiteti, natyre dhe stili, zgjedhim, për çudi a pa çudi, që uniken ta shprehnim me një dozë frymëzimi nga e tëra. Sot, nëse ka diçka që imitohet pambarimisht dhe ne i shkojmë nga pas, është trendi, prirja a, siç u zu të thuhej, tendenca e fundit. Një pjesë e jona e bëri këtë me të ethshmen frikë-dëshirë: pranimin nga shoqëria.

Sot, nëse ka diçka që imitohet pambarimisht dhe ne i shkojmë nga pas, është trendi, prirja a, siç u zu të thuhej, tendenca e fundit. Një pjesë e jona e bëri këtë me të ethshmen frikë-dëshirë: pranimin nga shoqëria

Një art-pikturë mbi lëkurë, iPhone i fundit, dy fije floku lajlelule në ballë na afrojnë me botën: në një hap me të tjerët. Megjithatë, shumë ritme larg vetes. Nëse iniciativa, prirje apo shije të tilla rëndojnë vetëm financiarisht, rasti kur tymoset ngase grupit i lipset një anëtar “cool” si ata, pasojat janë dhe shëndetësore.
Fusha e modës lidhet ngusht me risinë. Për të mbijetuar dhe rritur në biznes, shtëpitë e modës sjellin ide të reja çdo sezon, dhe në favor të kësaj, një pjesë e mirë e njerëzve janë përherë në pritje të tyre. Markat e kategorisë ‘‘Fast fashion’’ (modë e shpejtë), janë të parat që shkojnë fill pas prirjeve të reja, dhe i sjellin tek konsumatorët me një kosto si pjesë e origjinalitetit të tyre, me të vetmin ndryshim jokushtueshmërinë. Një avantazh i madh ky, çka bën që modës t’i rendim lehtazi nga pas.

Një art-pikturë mbi lëkurë, iPhone i fundit, dy fije floku lajlelule në ballë na afrojnë me botën: në një hap me të tjerët. Megjithatë, shumë ritme larg vetes. Nëse iniciativa, prirje apo shije të tilla rëndojnë vetëm financiarisht, rasti kur tymoset ngase grupit i lipset një anëtar “cool” si ata, pasojat janë dhe shëndetësore

Por, ndoshta ndodh kështu për faktin se, aftësia për të qenë unik nuk mbart tek të gjithë të njëjtën rëndësi, apo ndoshta sepse t’iu përshtatesh trendeve është më e lehtë se të krijosh vetë një të tillë. Ndër të tjera, adaptimi i një risie të caktuar të jep dhe ndjenjën e sigurisë, ngaqë suksesi i saj është konfirmuar pasi të tjerë nismëtarë e kanë provuar.
Në një botë ku e reja është kryefjalë, prodhime, sugjerime, kombinime veshjesh nga njëra anë dhe dyqane, nga ana tjetër, sa në cep të rrugës sa në “aksin Online”, kur gjendemi mes kësaj rrokopuje, i bëjmë dot ballë “pushtimit”? Gjenialiteti gjallon brenda secilit prej nesh, njëlloj si dhe çelësi i pikëpyetjes sonë. Ja! Manekinët duken vërtet bukur, por nëse duam të mbajmë sa më shumë udhën drejt vetjakes, duhet ta lëmë të ngrejë krye origjinalitetin, në liri. Sidoqoftë, këto të gjitha janë zgjedhje personale…

Të fundit

më të lexuarat