Ndihmë dhe motivim

Të premten e javës së kaluar, më 11 shkurt, Komuna e Tuzit ndau bursa për 30 studentët më të mirë. Përzgjedhja e tyre është bërë nga Komisioni për ndarjen e bursave për vitin akademik 2021-2022. Kryetari i kësaj komune, Nikë Gjeloshaj, në fjalën e tij tha se ashtu siç kemi dyfishuar shumën e të hollave nga 50€ në 100€ në muaj për secilin student fitues të bursës, ashtu do të vijojë përkrahja jonë edhe në të ardhmen ndaj të rinjve, sepse arritjet tuaja janë sukses i yni i përbashkët

Paula Dekaj

Vazhdimi i studimeve, sa një zgjedhje nga dëshira aq rol luan edhe mundësia. Në varësi prej vendit të studimeve, llojit të fakultetit shtetëror apo privat, degës së caktuar, ndryshojnë dhe shpenzimet financiare që nevojiten për të mbuluar shpenzimet e një studenti. Gjendja financiare, të shumtën e rasteve bëhet faktor përcaktues për zgjedhjen e kursit të studimeve, duke vazhduar atë fakultet që mund të përballohet edhe financiarisht. Prandaj shumë studentë aplikojnë për bursa të ndryshme, në mënyrë që t’iu mundësojnë studimin në fakultetitin e dëshiruar.

Vazhdimi i studimeve, sa një zgjedhje nga dëshira aq rol luan edhe mundësia. Në varësi prej vendit të studimeve, llojit të fakultetit shtetëror apo privat, degës së caktuar, ndryshojnë dhe shpenzimet financiare që nevojiten për të mbuluar shpenzimet e një studenti. Gjendja financiare, të shumtën e rasteve bëhet faktor përcaktues për zgjedhjen e kursit të studimeve, duke vazhduar atë fakultet që mund të përballohet edhe financiarisht. Prandaj shumë studentë aplikojnë për bursa të ndryshme, në mënyrë që t’iu mundësojnë studimin në fakultetitin e dëshiruar


Bursat kanë një gamë të jashtëzakonshme përfitimesh të cilat ndihmojnë studentët që të përfitojnë sa më shumë nga kolegji por edhe në jetën pas diplomimit. Një nga përfitimet kryesore është bërja e fakultetit më të aksesueshëm. Një bursë mund ta bëjë më të mundur që të zgjedhësh fakultetin apo degën që dëshiron.
Po ashtu, të shumtë janë ata studentë që iu duhet të punojnë për të përballuar shpenzimet përgjatë viteve të fakultetit, ndërsa bursa mund të mos mbulojë të gjitha shpenzimet për kërkesat e nevojshme, por është një ndihmë e mirë, dhe studentët nuk kanë nevojë të punojnë aq shumë, çka do të thotë më shumë kohë dhe energji për t’iu përkushtuar programit të studimit dhe më shumë sukses në rezultatet e shkollës.
Ndikim tjetër pozitiv i bursës është edhe inkurjimi i filantropisë. Kush më mirë se ata që marrin bursa e dinë vlerën e tyre dhe rëndësinë e të dhuruarit. Në të ardhmën ata mund të jenë kontribues në mbledhjen e donacioneve në mbështetje të të rinjve.

Bursat kanë një gamë të jashtëzakonshme përfitimesh të cilat ndihmojnë studentët që të përfitojnë sa më shumë nga kolegji por edhe në jetën pas diplomimit. Një nga përfitimet kryesore është bërja e fakultetit më të aksesueshëm. Një bursë mund ta bëjë më të mundur që të zgjedhësh fakultetin apo degën që dëshiron.
Po ashtu, të shumtë janë ata studentë që iu duhet të punojnë për të përballuar shpenzimet përgjatë viteve të fakultetit, ndërsa bursa mund të mos mbulojë të gjitha shpenzimet për kërkesat e nevojshme, por është një ndihmë e mirë, dhe studentët nuk kanë nevojë të punojnë aq shumë, çka do të thotë më shumë kohë dhe energji për t’iu përkushtuar programit të studimit dhe më shumë sukses në rezultatet e shkollës


Fatmirësisht në vendin tonë bursat studentore nuk mungojnë, qoftë prej shoqatave ashtu edhe prej shtetit. Të premtën e javës së kaluar, më 11 shkurt, Komuna e Tuzit ndau bursa për 30 studentët më të mirë. Përzgjedhja e tyre është bërë nga Komisioni për ndarjën e bursave për vitin akademik 2021-2022. Në fjalën e tij, kryetari i kësaj komune, Nikë Gjeloshaj, tha se ashtu siç kemi dyfishuar shumën e të hollave nga 50€ në 100€ në muaj për secilin student fitues të bursës, ashtu do të vijojë përkrahja jonë edhe në të ardhmen ndaj të rinjve, sepse arritjet tuaja janë sukses i yni i përbashkët.

Të fundit

më të lexuarat