Natyrë njerëzore

Vdekja është e përhershme, çka do të thotë se jeta është ndërprerje e përkohshme e vdekjes. Realiteti është bota që krijojmë. Kur dikush ikën e kemi të vështirë të pranojmë se ka shkuar në tjetër realitet. Prandaj, të besosh në Zot, është njësoj si të besosh në UFO ose në ekzistencën e një planeti tjetër të banuar. Jeta është kaq e gjerë; vdekja harrohet; e keqja kryesisht sundon, dhe njeriu i mirë beson se është ne gjendje ta ndryshojë

Për Koha Javore: Astrit Lulushi

Në periudhën kur Skënderbeu luftoi, Arbëria ishte plotësisht e Krishterë, dhe ai bëri gjithçka sa mundi për ta ruajtur në harmoni këtë përbërje, por jeta nuk e ndihmoi dhe vdekja nuk e fali. Gjergj Kastrioti – Skënderbeu vdiq, lufta dhe qëllimi i tij dështuan. Arbërit ikën, duke u bërë arbëreshë në Itali e arvanitas në Greqi, sepse ata që mbetën u ndëshkuan me dëbime në krahina më të largëta të Perandorisë osmane; në trojet e fshatrat e tyre u vendosën banorë të ardhur osmanlinj; të tjerët u nënshtruan, morën kryesisht, jo të gjithë, fenë e pushtuesit duke përqafuar islamizmin me forcë a përfitime, madje ndërruan edhe emrin nga Arbëri në Shqipëri nën ndikimin e shumicës. Dhe hesperidium>perëndim>vdekje për ‘ta u bë ‘ri-lindje’.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “781” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat