Ndër fondet më të rëndësishme në nivel evropian janë: COSME, Horizon 2020, Creative Europe dhe Erasmus plus. Vetë fakti që këto fonde implementohen në nivel evropian do të thotë që kompanitë e interesuara duhet të jenë pjesë e iniciativave evropiane
Në shumicën e shteteve me ekonomi moderne, të bazuar në parimet e ekonomisë së tregut, ndërmarrjet (bizneset) e vogla dhe të mesme (NVM) janë faktori kyç i cili në mënyrë vendimtare ndikon në zhvillimin e vendit, rritjen e standardit të qytetarëve dhe hapjen e vendeve të reja të punës. Sipas statistikave të Drejtorisë për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme në Mal të Zi, 99 për qind e ndërmarrjeve i takojnë këtij sektori, i cili merr pjesë me 60 për qind në krijimin e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) dhe me 67 për qind në numrin e përgjithshëm të të punësuarve në Malin e Zi.
Duke u nisur nga faktet e lartpërmendura, lehtë mund të arrihet në përfundimin që të gjitha nivelet e pushtetit – lokal, nacional, rajonal dhe evropian, duhet në mënyrë të fuqishme t’i përkrahin NVM-të. Sidomos aktiv në këtë drejtim duhet të jetë pushteti lokal nëpërmjet politikave lokale të zhvillimit ekonomik.
Sipas kritereve të Komisionit Evropian, ekzistojnë ndërmarrje mikro, të vogla dhe të mesme. Ndërmarrjet mikro janë ato ndërmarrje që kanë më pak se 10 të punësuar, të voglat janë ato me 10-50 të punësuar, ndërsa të mesmet kanë mbi 50 të punësuar.
Mundësitë për shfrytëzimin e fondeve të ndryshme për NVM-të janë shumë të mëdha dhe ato mund të ndahen në katër grupe: fondet lokale, nacionale, rajonale dhe evropiane. Mirëpo shfrytëzimi i tyre është shumë i dobët dhe ky nuk është rast i vetëm me ndërmarrjet në Komunën të Ulqinit, por edhe me ato në nivel të Malit të Zi.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “795” të revistës Koha Javore

