
Duket sikur në shoqërinë shqiptare nuk kanë të sosura fenomenet negative të cilat herë pas here po tërheqin vëmendjen e opinionit të gjerë dhe siç duket, po dominojnë, duke krijuar kështu një bindje te pjesa tjetër e botës së qytetëruar, se shoqëria shqiptare nuk është në rrugën e duhur të civilizimin e të mendësisë bashkëkohore, por për fat të keq të ndjekjes së një modeli të keq, të një shoqërie patriarkale, me mendësi mesjetare.
Nuk janë të rralla, por pothuajse të përditshme rastet ku, edicionet informative të mediave shqiptare pushtohen nga ngjarje të kronikës së zezë si: vrasje, vetëvrasje, korrupsion, krim i organizuar e shumë tematika të tjera të cilat nuk të japin pasqyrë të mirë, por imazh të shëmtuar për vendin.
Ky fenomen i përhapur në shoqërinë shqiptare, nxjerr në pah kulturën e prapambetur të një pjese të shoqërisë shqiptare për të cilën rrjetet sociale nuk janë mjet komunikimi për të shkëmbyer informacione me njëri- tjetrin, siç vepron e gjithë bota e emancipuar, por mjet i përçimit të fyerjes, sharjes, talljes, bullizimit e kërcënimit
Rasti i fundit i cili tronditi opinionin në Shqipëri dhe më gjerë, është ai i vetëvrasjes së një zonje dyzetenjë vjeçare e cila, sipas raportimit të mediave të shkruara dhe elektronike në Shqipëri, e kishte ndërmarrë një akt të tillë si shkak i bullizimit dhe i përqeshjes në rrjetin social “Tik-Tok”, ku asaj, nëpërmjet një adrese të rrejshme, tentohej t’i komprometohej dhe denigrohej figura e saj.
Për rastin në fjalë kanë reaguar shumë personaliteteve të medias si, Arbana Osmani e cila, para pak ditësh i ka bërë thirrje të drejtpërdrejte kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama që ta mbyllë menjëherë rrjetin social “Tik-tok”.
Gjithashtu, për këtë dukuri ka reaguar edhe gazetari i mirënjohur shqiptar, Blendi Fevziu i cili e përshkroi më së miri një pjesë të shoqërisë shqiptare, duke e quajtur atë si një shoqëri me kulturë mesjetare, me një kulturë fyerjeje, talljeje, denigrimit e përqeshjes së tjetrit- fenomene këto që e bëjnë shoqërinë shqiptare të jetë primitive dhe e papranueshme.
Z. Fevziu ka thënë se Shqipëria vijon të jetë një vend i prapambetur dhe i varfër. I prapambetur dhe i varfër, ka shtuar ai dhe falë kësaj mendësie e mentaliteti, nuk po shpëtojmë dot.
Gazetari i mirënjohur ka bërë sërish thirrje për të qenë të kujdesshëm jo vetëm me rrjetet sociale dhe të pandjeshëm ndaj fyerjeve dhe sharjeve të tjerëve, por mbi të gjitha të merren si model bashkatdhetarët që jetojnë në perëndim, sepse siç ka thënë ai, ky stil jetese në Shqipëri, nuk mund të shkojë më në shoqërinë e sotme moderne.
Ai gjithashtu ka potencuar se falë kësaj sjelljeje primitive dhe mesjetare dhe falë kësaj sjelljeje të papranueshme, Shqipëria është sot në atë vend që nuk duhet të ishte kurrë, sepse, bota dhe shoqëria moderne, ka thënë Fevziu, nuk mund ta pranojë kurrë një sjellje të tillë.
Kjo ngjarje edhe një herë nxori në pah anët negative të përdorimit të rrjeteve sociale, të cilat aq sa janë mjete komunikimi e shkëmbimi të bisedave, jenë bërë edhe një armë e rrezikshme që mund të ndikojnë deri në marrje jete njerëzish
Ai ka shtuar se vrasja e kësaj zonje dyzet e një vjeçare, është përgjegjësi kolektive, pasi siç tha, shoqëria shqiptare vijon të marrë jetë, falë sjelljes së saj të papranueshme, primitive dhe jashtë kohe.
Në këtë kontekst, ky fenomen i përhapur në shoqërinë shqiptare, nxjerr në pah kulturën e prapambetur të një pjese të shoqërisë shqiptare për të cilën rrjetet sociale nuk janë mjet komunikimi për të shkëmbyer informacione me njëri- tjetrin, siç vepron e gjithë bota e emancipuar, por mjet i përçimit të fyerjes, sharjes, talljes, bullizimit e kërcënimit. Fenomene të tilla dhe të ngjashme gjithashtu, pasqyrojnë mosreagimin e institucioneve shtetërore në kryerjen e punës së tyre, pasi, siç raportojnë mediat në Shqipëri, viktima prej një viti e gjysmë, kishte bërë denoncim.
Kjo ngjarje edhe një herë nxori në pah anët negative të përdorimit të rrjeteve sociale të cilat aq sa janë mjete komunikimi e shkëmbimi të bisedave, jenë bërë edhe një armë e rrezikshme që mund të ndikojnë deri në marrje jete njerëzish.
Për këto dukuri që nuk janë të panjohura në shoqërinë shqiptare, do të duhej që të reagojnë dhe të marrin masa emergjente, institucionet shtetërore dhe organizatat joqeveritare, për t’ u angazhuar në organizimin e fushatave ndërgjegjësuese, kundër dhunës dhe gjuhës së urrejtjes në rrjetet sociale, pra të përfshihen në sensibilizimin e asaj pjese patriarkale të shoqërisë shqiptare e cila vazhdon të japë shembuj të një sjelljeje antinjerëzore, me mbjellje të gjuhës së urrejtjes e të dhunës psikologjike në shoqëri e cila e dëmton në mënyrë indirekte gjithë pjesën tjetër të shoqërisë.
