Mujo Ulqinaku, qëndrestari që flijoi jetën për lirinë e Shqipërisë

Edhe përkundër premtimeve të  familjarit të tij më të ngushtë   në Ulqin  se me kënaqësi  do të më japë shënimet e kërkuara,  ato munguan. Domethënë dëshira ime mbeti e parealizuar.   Tani kur po i shkruaj këto pak  rreshta për  këtë burrë fisnik ulqinak në kuptimin e plotë të fjalës  me pëmasa kombëtare ,  në kujtim të jetës dhe veprës së tij nuk  mund të them asgjë më shumë seç kanë shkruar më parë  gazetarë,  publicistë  e studiues  shqiptarë  dhe të huaj

Gjekë Gjonaj

Interesimi im për këtë figurë të shquar kombëtare ishte i kahershëm. Kjo dëshirë m’u rishfaq gjatë një vizite që i bëra Durrësit, respektivisht monumenteve kulturore-historike të këtij qyteti të lashtë shqiptar. Ishte 7 prilli i vitit 200o, kur u gjeta përballë, ose para bustit të Mujo Ulqinakut të vendosur pranë Kullës së Kalasë së Durrësit dhe Memorialit të tij me mbishkrimin: “ “ Lavdi Dëshmorëve të Atdheut që ranë më 7 prill 1939. Mujo Ulqinaku (Hero i Popullit), Hamid Dollani, Haxhi Tabaku, Isak Metalia, Ismail Reci, Hysen Koci, Ramadan Velia dhe Ibrahim Osmani”.
Çfarë konçidence ? Pata fatin dhe privilegjin e madh të qëndroj atë paradite të shtatë prillit të bukur me diell i përkulur, me nderim e respekt të madh para trupores së këtij trimi mbi trimat pikërisht në ditën e rënies së tij heroike në krye të betejës për mbrojtjen e Shqipërisë nga fashistët italianë.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “767” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat