Derisa të mos zgjidhet dikush nga pakicat në vendet udhëheqëse, si President, kryeministër ose kryetar i Kuvendit, kjo tregon se këto vende kyçe janë të rezervuara vetëm për pjesëtarët e popullit shumicë. Deri atëherë Mali i Zi, i cili për nga përbërja e popullsisë është vërtet shtet shumëetnik dhe multifetar, nuk mund të lavdërohet me shkallën e demokracisë së arritur
Shteti i Malit të Zi ka treguar edhe një herë në praktikë se nuk iu beson pakicave dhe përfaqësuesve të tyre ndonëse e proklamon me të madhe veten si shtet demokratik dhe shembull i harmonisë ndëretnike dhe ndërfetare në rajon, ku respektohen të drejtat e pakicave, grupeve fetare etj. Dëshmia më e mirë është formimi i koalicionit të ri qeverisës, ku pakicat ndonëse ishin vendimtare për formimin e shumicës, nuk morën ndonjë pozitë kyçe në qeverinë e re e as në pushtetin legjislativ, edhe pse si sasi mund të kenë marrë edhe më tepër sesa iu takon në bazë të numrit të deputetëve.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “747” të revistës Koha Javore