Duke shprehur kënaqësi për këto raporte të mira, dua të vë në dukje se merita të veçanta e rol konstruktiv për këto raporte, ka edhe faktori shqiptar në Mal të Zi, dhe ne jemi thellësisht mirënjohës.
Meritoni fjalët më të mira. Kjo për rolin e shkëlqyer te urës ndërlidhëse ndërmjet dy vendeve, për mënyrën e emancipuar të kërkesave për realizimin e të drejtave kushtetuese për arsim, simbole kombëtare, çështje administrative e urbane, por duke qenë njëkohësisht të përkushtuar ndaj shtetit tuaj, prosperitetit dhe stabilitetit të Malit të Zi
Skender Durmishi
Për nëntë vite Kosova ka shënuar progres, si në planin e brendshëm ashtu edhe në atë të jashtëm. Progres kemi shënuar edhe në konsolidimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës. Sot kemi 113 shtete që e kanë njohur shtetin e Kosovës. Kemi paralajmërime për njohje të reja. Kjo do të thotë se po shtohet numri i vendeve të cilat e kanë të qartë se Republika e Kosovës po ndërton shoqëri multietnike me standarde të avancuara demokratike, me të drejta të barabarta për të gjitha komunitetet, me ekonomi të tregut të lirë, me respekt për të gjithë fqinjët e saj dhe e përcaktuar për të qenë faktor aktiv i stabilitetit rajonal. Edhe në planin e kulturës e të sportit kemi suksese për mburrje që nga medaljet e arta olimpike, anëtarësia në UEFA e në FIFA. Vajza e djem të denjë për hite botërore, nominime për OSKAR e tituj të tjerë prestigjioz, si BAFTA, etj.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “756” të revistës Koha Javore