Millo Gjukanoviqi i bashkon partitë shqiptare

Atë që nuk kanë arritur ta bëjnë as Sali Berisha, as Edi Rama, as Hashim Thaçi, as Albin Kurti apo ndonjë tjetër, që t’i bashkojnë shqiptarët më herët në zgjedhjet parlamentare apo së fundmi në zgjedhjet lokale në Tuz dhe Ulqin, ka arritur ta bëjë Millo Gjukanoviqi, duke i bashkuar partitë shqiptare, jo për interesat e shqiptarëve, por për interesin e vet dhe të politikës që ai përfaqëson

Ismet Kallaba

Zgjedhjet presidenciale që do të mbahen të dielën, më 15 prill, në Mal të Zi, janë edhe një sprovë për politikën e partive shqiptare dhe (jo)konsistencën e qëndrimeve të tyre, në raport me votuesit e vet dhe pushtetin në Mal të Zi.
Në këto zgjedhje do të garojnë shtatë kandidatë, prej të cilëve asnjë shqiptar. Kjo edhe nuk është për t’u çuditur sepse në asnjë nga shtatë palë zgjedhjet e deritashme për president të Malit të Zi, gjatë periudhës së pluralizmit, nuk ka garuar ndonjë kandidat shqiptar nisur edhe nga fakti se shanset për të fituar janë pothuajse të barabarta me zero.
Por ajo që të befason është “uniteti” i partive shqiptare, të përçara jo vetëm politikisht, por në shumë aspekte, në mbështetjen e kandidatit për president. Tashmë partitë kryesore shqiptare dhe ndonjë parti minore janë rreshtuar hapur në favor të kandidatit të partisë në pushtet, Partisë Demokratike të Socialistëve, Millo Gjukanoviq, si kandidati më i pranueshëm për shqiptarët dhe Malin e Zi. Arsyetimi i pothuajse të gjitha partive shqiptare është i njëjtë: Millo Gjukanoviqi është garant i stabilitetit dhe i proceseve integruese euro-atlantike të Malit të Zi.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “810” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat