Mençuri e shtatore të rreme

Në Romë, rreth vitit 200 p.e.s., kur historiani Kato i Vjetri u pyet gjatë përurimit të një statuje kushtuar një figure tjetër, pse nuk kishte statuja të tij, ai u përgjigj: Pasi të kem vdekur, do të dëshiroja që njerëzit të pyesnin pse nuk ka shtatore për mua, sesa sot që jam gjallë të pyesin, pse Kato ka një të tillë?

Për Koha Javore: Astrit Lulushi

Shqipëria vazhdon të jetë plang në lojë bixhozi mes bijve të saj. Duke filluar nga shpallja e pavarësisë, ajo është udhëhequr nga qeveri që kanë përfunduar në dështime, shumica për shkaqe të brendshme. Madje, edhe rreziku i copëtimit të saj nga të huajt është përdorur thjesht sa herë e ka dashur interesi i atyre që marrin pjesë në këtë lojë. Vendi ka provuar çdo sistem; të mirë, thuajse të mirë, e deri më të keqin; dhe tani, për afër 30 vjet, fati i saj është në tryezën e lojës mes oligarkësh. E njëjta gjendje vazhdon; qëllimi i atyre që udhëheqin është fitimi, ndërsa opozita pret rradhën e saj. Populli është i lodhur. Shumica e njerëzve të mirë kanë ikur; edhe ata me pak shpresa kërkojnë rrugë për t’u larguar, ndërsa të gjithë pyesin: Ç’po ndodh?, apo Çfarë ka ndodhur?

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “813” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat