Medie që nuk përkrahet nga Komuna Urbane e Tuzit

TV Boin është Televizioni i vetëm i pavarur në gjuhën shqipe në Mal të Zi, i themeluar 15 vite më parë, nga i ndjeri Tomë Bojaj. Qellimi kryesor i veprimtarisë së këtij televizioni ka qenë dhe mbetet ruajtja dhe avancimi i të drejtave kolektive e individuale të pakicave, me theks të veçantë të drejtat e shqiptarëve në Mal të Zi, si pakicë e vetme me gjuhë, tradita dhe kulturë krejt të ndryshme nga gjuha, kultura dhe traditat e popujve të tjerë në Mal të Zi

Albert Camaj

Nga kjo del si e pritur, madje obligative, nga këndvështrimi ligjor, që kjo medie edhe të përkrahet. Meqenëse kjo nuk ka ndodhur e as nuk po ndodhë, iu qasa këtij vështrimi për të hulumtuar dhe për të gjetur arsyet pse kjo medie nuk po ndihmohet, pse ndaj informimit në gjuhën shqipe nuk respektohen ligjet. Duke vlerësuar rëndësinë që ka kjo medie për popullatën tonë në Malësi, duhet potencuar vështirësitë me të cilat ballafaqohet kjo medie.
Duke i vërejtur mangësitë e programeve që do duhej të ishin në këtë TV, emisionet që do të duhej të ishin, por edhe ato që ishin dikur e nuk ekzistojnë më, sigurisht për shkak të kushteve të vështira financiare, çka pati si pasojë zvogëlimin e numrit të të punësuarve, që dikur numëronte më shumë se tani, unë fillova të interesohem më shumë për fatin që ka dhe që e pret këtë televizion shqiptar.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “750” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat