Roli i medias në shoqëri nuk është thjesht informativ, që të njoftojë se çfarë po ndodhë në një komunitet apo shoqëri, por është, apo më mirë të themi do të duhej të ishte më shumë se kaq.
Media përtej misionit informues, duhet të ketë një rol edukativ tek masa, në njërën anë të jetë promotore për të bërë ndryshime pozitive në shoqëri, e në anën tjetër të bëhet nxitëse dhe protagoniste për të luftuar dhe çrrënjosur dukuritë negative ekzistuese.
Po t’u referohemi programacioneve të disa mediave audio-vizuale dhe rubrikave të disa mediave të shkruara, qofshin lokale apo kombëtare në rajon, siç mund të jenë ato të Shqipërisë, shohim që kryelajm i këtyre mediave janë, përveç jetës politike e cila i “pushton” këto mjete informative, janë edhe kronikat e zeza: vrasjet, vjedhjet, dhunimet, kontrabandimet, e shumë dukuri të tjera negative, ndërsa më të pakta ato që kanë të bëjnë me arsimimin, shkencën e kulturën
Po t’u referohemi programacioneve të disa mediave audio-vizuale dhe rubrikave të disa mediave të shkruara, qofshin lokale apo kombëtare në rajon, siç mund të jenë ato të Shqipërisë, shohim që kryelajm i këtyre mediave, përveç jetës politike e cila i “pushton” këto mjete informative, janë edhe kronikat e zeza: vrasjet, vjedhjet, dhunimet, kontrabandimet, e shumë dukuri të tjera negative, ndërsa më të pakta ato që kanë të bëjnë me arsimimin, shkencën e kulturën.
Por, përveç informimit mbi këto ngjarje, a ka nevojë që publikut t’i ofrohet edhe një model, një nismë, një fushatë se si mund të luftohen këto fenomene negative në mënyrë që ato të pakësohen, dhe që situata të përmirësohet, dhe në vend të tyre lexuesi/dëgjuesi/shikuesi të informohet më shumë për arritjet në shoqëri, për civilizimin dhe avancimin e gjithanshëm të saj.
Pra, media duhet të bëjë ndryshime në këtë aspekt, që përtej informimit të jetë sensibilizuese në shoqëri, për të influencuar dhe ndërgjegjësuar masën për të hequr dorë nga këto dukuri negative, për t’u kthyer më shumë në rrugën e arsimimit dhe të prosperitetit të përgjithshëm.
Nuk mjafton që media të informojnë mbi ngjarje të cilat zënë aq shumë hapësirë në të, saqë nganjëherë mund të ndikojnë negativisht tek masa, sepse publiku duke qenë vazhdimisht i ekspozuar ndaj lajmeve të tilla, mund të influencohet për t’u përfshirë edhe më shumë në raste të dhunës, të drogës, të prostitucionit, të vjedhjeve, të vrasjeve, etj, sepse është vetë media ajo që u ofron më shumë lajme pikërisht mbi këto fenomene
Nuk mjafton që media të informojnë mbi ngjarje të cilat zënë aq shumë hapësirë në të, saqë nganjëherë mund të ndikojnë negativisht tek masa, sepse publiku duke qenë vazhdimisht i ekspozuar ndaj lajmeve të tilla, mund të influencohet për t’u përfshirë edhe më shumë në raste të dhunës, të drogës, të prostitucionit, të vjedhjeve, të vrasjeve, etj, sepse është vetë media ajo që u ofron më shumë lajme pikërisht mbi këto fenomene.
Në këtë prizëm, mediat dhe drejtuesit e tyre duhet të bëjnë përpjekje për të mobilizuar punonjësit e vet që në përmbajtjet programore t’u jepet më shumë hapësirë emisioneve kulturore, arsimore, edukative e shkencore, por edhe të zhvillojnë emisione me protagonistë profesionistë të cilët do të jepnin ide dhe opinione konstruktive mbi atë se si mund të luftohen dukuritë negative të pranishme në shoqëri, dhe se si mund të ndryshohet shoqëria në çdo sferë të jetës.
