Media në shërbim të politikës

Marrëdhëniet ndërmjet medias dhe politikës janë shumë të afërta. Media ka një rol kryesor dhe ndihmon shumë në formimin e bindjeve.
Por si dhe në çfarë mënyre mediat sot paraqesin dhe pasqyrojnë realitetin, krejtësisht varet nga qëllimet e interesat personale të pronarëve të këtyre mediave

Shtjefën Ujkaj

Roli i medias në shoqëri konsiderohet shumë i rëndësishëm, kryesor dhe parësor për informimin mbi diçka që ka ndodhur, mbi diçka të re që më përpara nuk është rastisur të dëgjohet apo të shikohet.
Në këtë kuadër media në shumë vende konsiderohet edhe si pushteti i katërt për fuqinë që paraqet në opinionin publik.
Media, si një vëzhgues ndjek çdo gjë që ndodhë, qoftë një shfaqje kulturore apo një dramë, qoftë edhe ndonjë fatkeqësi, sport e kështu me radhë…
Kohëve të fundit në këto media, çka është më e keqja , politika po zë një vend shumë të veçantë dhe është lajmi i parë që hap emisionet informative.

Të fundit

më të lexuarat