Me treg, por tregtohet në rrugë

Kjo dukuri duhet të ndalohet rreptësisht, sepse është e nevojshme për shëndetin e banorëve të kësaj ane dhe blerësve. Është një dukuri që s’i bën nder askujt, posaçërisht banorëve të Anës së Malit që kanë qenë gjithmonë përparimtarë. Shprehitë duhen ndryshuar, tregun e ri duhet respektuar, por edhe rregulluar. Shitja në trotuar është turp dhe e palejuar

Asllan Bisha

Tregu është i nevojshëm dhe i dobishëm. Njerëzit gjithmonë kishin nevojë për të tregtuar, për të këmbyer dhe më vonë shitur prodhime. Pra, janë caktuar ditët e javës. E enjtja ishte ditë tregu apo pazari në Katërkollë, e premtja në Ulqin, e shtuna në Tivar, e diela në Shkodër, e marta në Ulqin, ndërsa e mërkura në Krajë. Pra, tregtia në këtë anë është e vjetër sa edhe vetë banorët e saj.

Në Katërkollë dikur tregtohej tek Arra, ndërsa një kohë të gjatë tregtia bëhej në rrugë, në trotuar, ku anamalasit i ekspozonin prodhimet e ndryshme për t’i shitur. Blerësit vinin për të blerë prodhimet si dhe për të shitur prodhime të ndryshme bujqësore dhe blegtorale. Në mungesë të tregut, shitja bëhej në rrugë, në trotuar. Ky treg vazhdoi të funksionojë në rrugë. Ishte kjo nevojë e domosdoshme. Dhe banorët u mësuan. Vinin të shisnin prodhime në treg, në trotuar


Në Katërkollë dikur tregtohej tek Arra, ndërsa një kohë të gjatë tregtia bëhej në rrugë, në trotuar, ku anamalasit i ekspozonin prodhimet e ndryshme për t’i shitur. Blerësit vinin për të blerë prodhimet si dhe për të shitur prodhime të ndryshme bujqësore dhe blegtorale. Në mungesë të tregut, shitja bëhej në rrugë, në trotuar. Ky treg vazhdoi të funksionojë në rrugë. Ishte kjo nevojë e domosdoshme. Dhe banorët u mësuan. Vinin të shisnin prodhime në treg, në trotuar. Nga nuk vinin të blenin – nga bregdeti malazias, kroat, por edhe nga qytetet e ndryshme të Malit të Zi, e me gjerë. Ky ishte treg i pasur dhe i veçantë.
Prodhimet e kësaj ane janë ekologjike, ngase ky mjedis ishte i pandotur, me prodhues të vyeshëm, me bujq të dalluar, por edhe me blegtorë. Edhe çmimet në Katërkollë janë të përshtatshme, të levërdisshme. Bëhej shitje, pazar i mirë me levërdi. Kësaj shitjeje i mungonte një treg.

Pas shumë përpjekjeve për treg, u arrit që tregu të sigurohet. Komuna e Ulqinit siguroi tregun po ashtu afër rrugës. Dhe të gjithë menduan se tregu do të bëhet në vendin e caktuar, ku kushtet janë gati të mira. Por anamalasit nuk shkuan në tregun e ri, por vazhdojnë të blejnë dhe shesin në rrugë. Kjo është një dukuri e keqe, e cila tregon se shprehitë e shitjes dhe blerjes në rrugë po vazhdojnë


Pas shumë përpjekjeve për treg, u arrit që tregu të sigurohet. Komuna e Ulqinit siguroi tregun po ashtu afër rrugës. Dhe të gjithë menduan se tregu do të bëhet në vendin e caktuar, ku kushtet janë gati të mira. Por anamalasit nuk shkuan në tregun e ri, por vazhdojnë të blejnë dhe shesin në rrugë. Kjo është një dukuri e keqe, e cila tregon se shprehitë e shitjes dhe blerjes në rrugë po vazhdojnë. Pra, inspeksioni komunal duhet të marrë masa. Duhet t’i kthejnë shitësit në vendin e caktuar me stenda dhe t’i largojnë nga rruga.
Dihet se ushqimet në rrugë dhe shitja e tillë ka pasoja, sidomos pluhuri dhe higjiena e prodhimeve dobësohet. Edhe diçka tjetër: këta shitës i japin një pasqyrë të keqe, imazh të dobët tregtisë, qytetërimit. Askund tjetër në Mal të Zi nuk bëhet tregti e tillë. Kjo vërehet sidomos gjatë sezonit turistik kur shumë vizitorë vijnë nga Ulqini në Katërkollë. Dhe është vërejtje e shumë mysafirëve për tregun në rrugë.
Kjo dukuri duhet të ndalohet rreptësisht, sepse është e nevojshme për shëndetin e banorëve të kësaj ane dhe blerësve. Është një dukuri që s’i bën nder askujt, posaçërisht banorëve të Anës së Malit që kanë qenë gjithmonë përparimtarë. Shprehitë duhen ndryshuar, tregun e ri duhet respektuar, por edhe rregulluar. Shitja në trotuar është turp dhe e palejuar.

Të fundit

më të lexuarat