Më 4 dhe 5 gusht në Tuz dhe në Triesh do te përkujtohet rënja heroike e Lul Vuksanit, përndryshe i njohur me emrin kishtar Patër Andre Gjekaj. Në mortet e mëdha në Lamë
të Nikmarashit emri i këtij martiri përmendej kurdoherë. Për këtë meshtar françeskan legjendar të Malësisë, herë pas here vajtonin gjëmtarët e maleve tona
Gjekë Gjonlekaj New York
Për At.Andre Gjekaj sot e kësaj dite këndojnë rapsodët dhe këngetarët më të mirë të Malësisë së Madhe. Para pothuajse një gjysmë shekulli kisha dëgjuar emrin e këtij meshtari të madh i cili ishte vrarë nga ushtria turke,ndërsa po bënte shërbime fetare për të vrarët dhe të plagosurit në atë luftë. Ai kishte shkuar në Frontin e Shkodrës pas një kushtrimi të madh për të varrosur të vdekurit. Kishte qenë gjithmonë në traditën e kësaj familje pjesëmarrja në kushtrime dhe qëndresa për liri. Të tillë kishin qenë babai i tij Vuksan Deda dhe vëllai Mal Vuksani. Kjo derë e përmendur i kishte sjellur gjithmonë Trieshit fitore morale. Trimat e kësaj shtëpie ishin kurdoherë gati për luftë në mbrojtje të vendit. Vëllazëria Gjurashaj, biri i të cilës ishte At.Andre Gjekaj, kishte një histori të gjatë luftërash e përpjekjesh për çështje kombëtare e fetare.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “775” të revistës Koha Javore
