
Kryeministrit dhe ministrit shqiptar në Qeverinë e Malit të Zi, cekim që përveçse u takon të merren me ujdinë e shtetit malazez në raport të politikës së shtetit me Kishën Serbe, e cila edhe mund të na dëmtojë e të na rrezikojë njëkohësisht, duke iu referuar përmbajtjes normative të Marrëveshjes, mendojmë që duhet veçuar se poashtu rrezik në vetvete paraqet edhe vet Ligji për kulturë i cili do të duhej të quhej jo si aktualisht – Ligji për pasuritë (të mirat) kulturore, por edhe sipas praktikave të fqinjëve në rajon, ai do të duhej të quhej Ligji për trashëgimi kulturore, sepse pasuria kulturore, sidomos e bregdetit malazez, në origjinë ishte shqiptare që në fillim të mijëvjeçarit të lindjes së Krishtit si popull i vetem apostolik në këto hapsira, ku krishtërimi u propagandua njëkohësisht nga të dy apostujt në frymën e tolerancës maksimale shqiptare, dhe ku edhe sot kemi kisha me dy altar – atij të lindjes dhe të perëndimit. Por jo vetëm kaq, paria e dy riteve vëllazërore me ndarjen e kishave , mbajti një mbledhje të përbashkët se si do të duhej të ndryshojë një prift katolik nga një prift ortodoks dhe se kjo normë e klerit shqiptar pas 500-600 viteve u bë normë për vetë Papën i cili vazhdoi të martohej e të mos rruaj mjekrrën edhe për qindra vite, pas mbledhjes në Tivar. Përsa i përket kulturocidit në emër të ligjit, elementit arbëroro-ilir tashmë të konvertuar, për shembull as në mendje nuk u shkon që serbo-malazezët në Kotorr ishin pakicë , kurse shqiptarë kishte më shumë. E kështu ishte edhe në kohën e “sarajeve të krajlive të Kotorreve të reja“.
Andaj marrim guximin intelektual që ai i pagëzuar jashtë natyrshmërisë së kulturës autoktone, ky ligj i pagëzuar kështu vë në pozita të barabarta ardhacakët me vendasit arbërorë, që nuk goditën asnjë kishë në Kotorr nga koha e lashtë që pretendojnë.
Po kujt t’i ankohesh kur shqiptarët me shtet dhe shteti me shqiptarë kanë zënë e luajnë qorthi, në vend se të forcojnë institucionet e pakicave në shtet. Shih fjala bie edhe vetë Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve që i takon të merret me këto punë para shtetit – që e njeh shtetin dhe shteti atë, mësuam se ish i regjistruar në regjistrin e shoqatave joqeveritare të shtetit e të cilat kur nxjerrin vendime nuk është se e obligojnë shtetin. Mendimet e tij nuk obligojnë askë, kurse para botës me formimin e një trupi të këtillë ata përligjin demokracinë rreth standardeve të pakicave…?!
Politika shtetërore malazeze po na vjedh historinë e besimit arbëror të dukleatëve që nuk është se ishin të krishterë të pastër, sipas parametrave të Papës, andaj edhe Kryqëzata e 4-të u bë me urdhër të Papës kundra atyre që i takonin besimit të vjetër shqiptaro-arbëror. Sot pjesëtarë të atij riti janë ato fise arbërore që shquhen me festa të shtëpisë, ku lutnin „ perënditë e vatrës“ e Papa i njihte si besimi albigjin apo kataras që kështu në gjuhën e tij quhej macja e zezë, andaj identifikoheshin me djallin. Shih spekulimet me prapavijë kulturocidi që nis me luftën e bërë më 7.10.1042 ku historiografia malazeze thotë se dukleatët së bashku me vendasit e organizuar i sulmojnë romejtë ..“?! Po harrohet se dukleatët dhe vendasit ishin e njëjta gjë dhe i njëjti vend. Kjo betejë u përvetësua sot nga malazezët dhe është e njohur si Dita e Armatës Malazeze , apo Beteja e Tugjemilit – Tivar duke e vetëshkruar këtë fitore si fitore të malazezëve. Këtu hetohet që ka diçka e cila nuk shkon , sepse jo në vitin 1042, kur kishat ende ishin të pandara , por edhe në vitin 1478… në dokumentet Osmane , kjo „ dinasti Dukleate (malazeze), bashkë me gjithë Malin e Zi, bregdetin dhe Malin e Zi qëndror quhesh Arnavutluk. Ndërsa Kisha Ortodokse Serbe ende ishte në Serbistan, si në hartë. Por , nëse Abazoviq si shqiptar bashkë me Gjekën dëshirojnë të iu falin edhe nja 200-300 vjetë histori të krishterimit me „Temelni Ugovor“ akti i nënshkrimit të Marrëveshjes me Kishën Ortodokse Serbe, për ne shqiptarët do të ishte një problem më pak, sepse me nënshkrim vetë kisha serbe automatikisht del të ketë çuar dorë nga mrekullitë e Shën Gjon Vladimirit i cili jetoi para se kisha serbe, gjoja ai erdhi në Mal të Zi dhe që bëri ca mrekulli për çka u shpall i shenjtë, por që nuk ka të dhëna nga Kisha Serbe se kur u shenjtërua.
Hilja kishtare e radhës në këtë mes qëndron edhe në faktin e marrëveshjes (me shqiptarët), por pa shqiptarë që rrëfen prifti i Dioklesë për Betejën e Tugjemilit – siç duan ta quajnë si Anonimi i Tivarit – duke fshehur qëllimisht identitetin e tij si shqiptar edhe pse dihej që quhej Arqipeshku Gerguri – kurse nga etimologjia, emri gur asku nuk lidhet me gjuhën serbe. E kjo bëhet për të iu ofruar mundësisht arealit gjuhësor sllavo-kroat , paçka se faktet historike dhe etimologjike Hercegovinën dhe gjithë bregdetin malazez, bashkë me Kotorrin , në defterët e Venedikut i nxjerrin në strukturë etnike albaneze si shumicë, në raport me serbët pakicë . Dhe kështu ishte deri në vitin 1945 kur me dekret të fuqive të gjeopolitikës evropiane, ky bregdet iu dha Malit të Zi…?!
Prandaj askush nga shqiptarët që sado pak e njeh historinë nuk mendoj se vlerëson keq që Abazoviqi ka fyer dinjitetin e qenies katolike shqiptare, por sipas neve, është vetë Kisha Katolike Shqiptare, në radhë të parë anmik i vetëvetës, pasi pranoi të ndahet me dekret të X- IKËSIT-atij që ik…?!, në disa bashkësi të krishtera që mbinë si këpurdhat pas shiut duke përgatitur terrenin për Arqipeshkvinë eTivarit që të humbë pozicionin e vet –si Arqipeshkvi shqiptare. dhe që me dekret të qeverisë malazeze u regjistruan – coptuan me ligj mbi 50 bashkësi fetare. Në këtë frymë duhet të jetë edhe formimi i bashkësisë katolike kujtoj të Sutomorë-Tivar e ku tashti këta në Arqipeshkvinë e Tivarit – mesha të u çohej në gjuhën sllave e të mos çohej më në gjuhën shqipe – arbërore, duke përsëritur rastin e Kotorrit si qendër e aristokracisë katolike shqiptare që ishte dikur. Pasi u kanë ra për hise punë të mëdha – si shqiptar , siç thirren e u pëlqen dhe mirë është të paktën që duhet ta dijnë për shqiptarët hoj katolikë hoj mysliman, qofshin të gjitha mizat me serbomalazezët na i kanë hequr pas Kongresit të Berlinit e këtej, deri te Luftrat Ballkanike, merret vesh në kohë paqeje – ndërkombëtarët – mbreti Nikollë dhe Sulltan Hamiti të cilët na i nënshkruan marrëveshjet e paqes, për statusin e besimtarëve myslimanë të Ulqinit të qartësuar në mënyrë taksative se të cilat të drejta u takojnë me nënshkrim të mbretit Nikollë dhe Sulltan Hamitit, dhe e cila doemos që vlen edhe sot. Një të ngjashme Mbreti Nikollë e nënshkroi edhe për statusin e Arqipeshkvisë së Tivarit me Papën, ku u morën nën mbrojtje katolikët shqiptarë – andaj larg duart nga Tivari – me meshë në gjuhën malazeze- të tipit ekumenik. Bëjeni një të tillë në Budvë e kënaqni edhe serbët. Andaj këto dy çështje për shqiptarët janë të mbyllura. Kurse përsa i përket statusit të myslimanëve në Podgoricë, me sa dimë ne, pasi Podgorica u mor me luftë nga malazezët, Bashkësia Islame atje nuk ishte fare objekt i marrëveshjes për komunitetin myslimano-boshnjak dhe këto çështje nuk mund të na i zgjidhë sipas të drejtës së preambulës së konventave në analogji, as vetë Ibrahimoviqi e besa as Rastoderi për të cilët thuhet, përsa i përket Sanxhakut që Osman Rastoder ishte komandant i policisë myslimane të Sanxhakut në trevën e Bihorit të Naltë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe i takonte grupit të cilët dëshironin që Sanxhakun të ia bashkëngjesin Kosovës dhe se përveç shqipes fliste edhe serbish… –Wikipedia.
Realisht asnjë nga këto marrëveshje nuk u zbatuan sa duhen e si duhet dhe fajin më shumë se tradhëtia, po na e ka vetëtradhëtia. Politika e coptimit të etnosit katolik shqiptar për llogari të nacionalizmit zvarranik malazez, është ajo që hetohet nga aeroplani, se me ndarje të ndryshme artificiale të etnosit katolik shqiptar, shteti vazhdimisht po imtëson kompaktësinë e katolikëve shqiptarë në Mal të Zi, në veçanti edhe brenda Arqipeshkvisë së Tivarit. Prandaj duke ngritur shqetësimin edhe një herë pyesim se me çfarë prapavije e përse po ndodh në organizim të jetës së bashkësisë katolike të qytetit të Tivarit, me rrethinë, coptimi organizativ i familjeve katolike brenda vet territorit të Tivarit, e ku shqiptarët katolikë të qytetit , fjala vjen – përtej Topolicës -Tivari Poshtë, Sushanji shkojnë me Kotorr e jo me Tivar, kurse ndarje të tilla alogjike pa e zgjatur kemi në të gjitha qytetet e Malit të Zi.
Ndoshta nuk na merret për të madhe të cekim që koha është shpatë dhe nëse nuk e pret ti atë, të pret ajo ty. Pa dyshim që përkufizimin më të mirë të kësaj trysnie perfide të sllavofolësve të krishterë mbi elementin katolik shqiptar duke përjetuar asimilimin fetar e kombëtar në sllav, mbase e thanë vetë Mark Milani dhe Vuk Karaxhiq, kur në letërkëmbimët e tyre edhe me Njegoshin thanë për kombësinë dhe gjuhën e tyre edhe këtë xhevahir që fshihët për origjinën shqiptare të malazezëve: „ që neve jemi arbanas – arbanaški, por nëse duam të qëndrojmë në këto hapësira na duhet të krijomë identitet të ri – duke folur nashki. Shih për këtë edhe librin Miroslav Qosović, „Njegoš je izmislio srpsku narodnost crnogoraca“ Cetinje 2013. Po kjo le të jetë një histori po ashtu në vete. Se po luhet një politikë prapaskenash në prag të nënshkrimit të Marrëveshjes me Kishën Serbe nga levat e shtetit malazez, ka qenë dhe është deri në hollësi i projektuar si projekt… e në çka dyshojmë dhe na e vërteton edhe vetë vizita e parë e Abazoviqit te presidenti kroat në këtë temë pas paralajmërimit të nënshkrimit të Marrëveshjes së cekur. Presidenti kroat, i pyetur nga gazetarët se çfarë mendon ai si kroat- katolik për nënshkrimin e Marrëveshjes me Kishën Serbe, u përgjegj logjikshëm se çështja e saj është punë e brendshme e Malit të Zi dhe se kjo nuk hapë teRren për pozitën e katolicizmit kroat. po kujt i duhet kjo si konstatim, veç një djall e di. Kroatët kurrë nuk zbritën në organizim të katolicizmit në Mal të Zi. Kotorri u ndërtua nga mjeshtrit shqiptarë për nevojat e klasës katolike shqiptare që kishte historikisht numrin më të madh të kardinalëve shqiptarë përgjatë mijëvjeçarit, në raport me të tjerët. Dhe mjerisht u asgjësuan..?! Po duket nga frika që mund të kishim sërish në këtë mijëvjeçar ndonjë Papë nga kombësia jonë që na takon, sepse ai zgjidhej nga kardinalët e kardinal më shumë do të kishte sot shqiptarë po të mos ishte Enver Hoxha me ateizmin e vet dhe krimin makabër mbi katolicizmin në Shqipëri. Prandaj falë lisë komuniste vdiqën, u persekutuan dhe u mbyten nga Enver Hoxha – pa mëshirë , paçka se numerikisht katolikët shqiptarë ishin më së paku …?!!! Edhe kjo zëre se ishte një prapavijë për të ulur numrin e kardinalëve shqiptar që do të dominonin dhe do të zgjidhnin sërish një Papë shqiptar. Kjo po arrihej duke na shpallur të gjithëve si shqiptar popull ateistë, paçka se në Rumi vazhdimisht është kënduar T LUMIT NA PËR TMADHIN ZOT, QË SKEM KJEN E ZOTI NA KA FALË.
