Marrëdhëniet shqiptaro-amerikane pas shembjes së komunizmit në Shqipëri

Javën që kaloi, Kryeministri i Shqipërisë, Z. Edi Rama dhe disa ditë më vonë Krye-zëdhënësi i NATO-s, Z. Piers Cazalet njoftuan se Këshilli i Atlantikut të Veriut ka miratuar vendimin për të ndërtuar në Shqipëri, pikërisht në Kuçovë, bazën e parë ajrore në Ballkanin Perëndimor me fondet e Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe në partneritet me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë, ku NATO do të investojë fillimisht mbi 50-milionë euro, për të modernizuar bazën ajrore të Kuçovës

Frank Shkreli

Duke shkruar mbi këtë subjekt, kam thënë se baza ushtarake në Kuçovë, është e pagëzuar si bazë e NATO-s dhe ashtu duhet të jetë, pasi Shqipëria është anëtare e denjë e kësaj aleance të madhe ushtarake, por shqiptarët duhet të jenë të vetdijshëm se pa shtytjen dhe pa miratimin e Shteteve të Bashkuara, nuk do flisnim sot për një bazë ushtarake të NATO-s në Shqipëri dhe madje kam drojë as për antarësim të Shqipërisë në NATO. Kam thënë gjithashtu se, historikisht, Shqipëria, Kosova dhe shqiptarët në përgjithësi nuk kanë aleat më të mirë strategjik, ushtarak dhe diplomatik se Shtetet e Bashkuara.
Megjithëse njerzit mund të kenë harruar, por e vërteta është se ky interesim, në fusha të ndryshme, i Shteteve të Bashkuara për Shqipërinë dhe për shqiptarët është pasqyruar dhe theksuar që në vitet menjëherë pas shëmbjes së komunizmit në Shqipëri. Marrëdhëniet ushtarake midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë kanë parë vetëm rritje gjatë pothuaj 30-viteve të fundit, pas rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë në Mars të vitit 1991, marrëdhënie këto që falë historisë, ishin të natyrshme midis dy kombeve, pas rënjes së diktaturës komuniste në Shqipëri. Shtetet e Bashkuara kanë qenë vendi më entuziast në mbështetje të Shqipërisë për antarësimin e saj në NATO. Ishte ky një proces i gjatë dhe i ngadalshëm në zhvillimin e marrëdhënieve ushtarake midis dy vendeve kryesisht për arsye të problemeve të brendshme politike në Shqipëri, por që në të vërtetë procesi ka filluar me vizitën e parë të delegacionit të forcave të armatosura të Shqipërisë në 1990-ën, një proces ky që më në fund kulmoi me anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, në vitin 2009.
Zyrtarë të lartë amerikanë gjatë viteve kanë thënë se Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë Shqipërinë si një shtet partner dhe vend mik, marrëdhënjet me të cilin, Uashingtoni i ka vlerësuar shumë. Ç’prej rivendosjes së marrëdhënieve midis dy vendeve më 15 mars, 1991 — pas një ndëprerjeje prej një gjysmë shekulli nga regjimi komunist— edhe Shqipëria, brenda mundësive të saj, e ka dalluar veten me fjalë dhe me vepra, si një prej aleatëve më të ngushtë të Shteteve të Bashkuara, jo vetëm në marrëdhëniet dypalëshe, por edhe me bashkpunimin në arenën ndërkombëtare.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “827” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat