
Zhvillimi i qëndrueshëm është një parim që nënkupton shfrytëzimin e kufizuar dhe të kontrolluar të burimeve natyrore në përputhje me nevojat e njerëzve, për të mos rrezikuar funksionimin normal të jetës në të ardhmen. Si koncept ai i përket pjesës së dytë të shekullit të kaluar dhe lidhet me mungesën e burimeve njerëzore, të cilat nuk janë të pashtershme. Në qoftë se i referohemi historisë së zhvillimit të shoqërisë njerëzore, vërejmë se ajo është zhvilluar në bazë të parimit të solidaritetit të brezave, që qëndron në themel edhe të zhvillimit të qëndrueshëm.
Si koncept zhvillimi i qëndrueshëm i përket pjesës së dytë të shekullit të kaluar dhe lidhet me mungesën e burimeve njerëzore, të cilat nuk janë të pashtershme. Në qoftë se i referohemi historisë së zhvillimit të shoqërisë njerëzore, vërejmë se ajo është zhvilluar në bazë të parimit të solidaritetit të brezave, që qëndron në themel edhe të zhvillimit të qëndrueshëm
Shembulli më i mirë i zhvillimit të qëndrueshëm janë paraardhësit tanë, të cilët mbase nuk e kanë ditur në teori se çfarë është zhvillimi i qëndrueshëm, por e kanë zbatuar atë më së miri në praktikë. Ata nuk kanë menduar vetëm për veten dhe për momentin, por edhe për të tjerët dhe për të ardhmen. Ndërkohë sot, papërgjegjësia e shoqërisë sonë është duke rrezikuar seriozisht të ardhmen e njeriut, qoftë në rrafshin lokal apo global.
Shembulli më i mirë i zhvillimit të qëndrueshëm janë paraardhësit tanë, të cilët mbase nuk e kanë ditur në teori se çfarë është zhvillimi i qëndrueshëm, por e kanë zbatuar atë më së miri në praktikë. Ata nuk kanë menduar vetëm për veten dhe për momentin, por edhe për të tjerët dhe për të ardhmen
Zhvillimi i qëndrueshëm tingëllon bukur dhe shumë qeveritarë e kanë gojën plot me të, por më duket se sot jemi duke vepruar në kundërshtim me këtë parim, pothuajse në të gjitha fushat – bujqësi, ekologji, energjitikë, ndërtimtari etj. Ndonëse Mali i Zi është shpallur shtet ekologjik që në vitin 1991, duke qenë zyrtarisht shteti i parë ekologjik në botë, në realitet nuk janë ndërmarrë masa për mbrojtjen e mjedisit natyror. Disa ekosisteme ujore unike janë shkatërruar apo rrezikojnë të shkatërrohen për shkak të ndërtimit të hidrocentraleve, toka bujqësore po reduktohet për çdo ditë e më tepër për shkak të pangopësisë së ndërtuesve për fitime të shpejta etj.
Sot zhvillimi i qëndrueshëm përdoret shpesh për të manipuluar realitetin dhe mbuluar veprimet joligjore të pushtetarëve. Kur sheh se çfarë ndodh, edhe në botë por sidomos te ne, nuk ke se si të mos konkludosh se jemi duke vepruar kundër vetes dhe së ardhmes.
