28 Prilli 2017 konsiderohej si “Ditë D”. Kuvendi i Malit të Zi me shumicë të ngushtë dhe në kushtet e bojkotimit të pjeses më të madhe të opozitës, e aprovoi Protokolin për vërtetimin e Marrëveshjes Veriatlantike. Në këtë mënyrë u vërtetuan kushtet për hyrjen e Malit të Zi në NATO
Xhoana M. Perkaj
Mali i Zi është zyrtarisht, anëtari i NATO-s. pasi që në Stejt Departamenetin u bë dorëzimi i dokument-instrumentit të hyrjes, SHBA-ve të cilat janë depozitari i Marrëveshjes transatlantike. Ceremoniali u zhvillua në prezencën e Sekretarit gjeneral të NATO-s, Jens. Stoltenberg. Nga përtërirja e pavarësisë shtetërore më 2006, kjo është data më e rëndësishme për këtë shtet.
Më 5 Qershor përfundoi rruga e cila ka filluar me 29 Nëntor 2006, kur Mali i Zi u ftua në Partneritetin për Paqe. Në Dhjetor 2009, Mali i Zi e mori ftesën për Planin aksional për anëtarësi.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “767” të revistës Koha Javore
