Mal i Zi: Dëshmi për përfshirjen ruse në ngjarjet e tetorit 2016

Në procesin gjyqësor ndaj të akuzuarve për përgatitjen e sulmeve terroriste në Mal të Zi, dëshmoi njëri nga organizatorët kryesorë të kësaj ngjarjeje, serbi Aleksandar Singjeliq.
Aleksandar Singjeliq, i cili mban statusin e dëshmitarit të mbrojtur pasi nënshkroi marrëveshjen mbi pranimin e fajësisë, paraqiti dëshmi të shumta që implikojnë Rusinë në ndërhyrjen e ngjarjeve të 16 tetorit të vitit të kaluar, në prag të zgjedhjeve parlamentare në Malin e Zi

Ali Salaj

Në procesin gjyqësor ndaj të akuzuarve për përgatitjen e sulmeve terroriste në Malin e Zi, po dalin në pah shumë fakte që argumentojnë se këto ngjarje i kanë organizuar disa qarqe të caktuara ruse dhe një pjesë e opozitës proserbe në Malin e Zi.
Dëshmitari i mbrojtur, i cili nënshkroi marrëveshjen mbi pranimin e fajësisë, Aleksandar Singjeliq dëshmoi plot 11 orë para gjykatës së speciale mbi përgatitjen e grusht shtetit në Mal të Zi për rolin e Rusisë dhe të partisë opozitare malazeze “Fronti Demokratik”.
Aleksandar Singjeliq, i cili njihet si një paramilitar serb që mori pjesë në luftërat e ish Jugosllavisë dhe në luftën e Ukrainës, përkrah rusëve, bëri të ditur se ai u rekrutua nga agjenti i sigurimit rus, Eduard Shishmakov, i cili i dha 200.000 euro për përgatitjen e planit për grusht shteti në Mal të Zi.
“Me Shishmakovin u njohëm që nga viti 2014 në një kamp lufte në Rusi dhe kemi pasur disa takime në Serbi ku përgatitëm detajet e aksionit, i cili do të shpinte deri te gjakderdhja në rrugët e Podgoricës”, tha Singjeliq.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “758” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat