Zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara ekspozuan në një shembull mjaft të prekshëm fuqinë e lajmeve të rreme
Peter Singer
Rreth një javë përpara zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara nëntorin e shkuar, dikush postoi në Twitter se Hillary Clinton ishte në qendër të një rrjeti pedofilie. Thashethemi u përhap në median sociale dhe një prezantues i një emisioni të krahut të djathtë me emrin Alex Jones vazhdimisht deklaroi se ajo ishte e përfshirë në abuzimin e fëmijëve dhe se shefi i fushatës së saj, John Podesta merrte pjesë në rituale satanike. Në një video në YouTube (e fshirë që atëherë), Jones fliste për “të gjithë fëmijët që Hillary Clinton kishte vrarë personalisht dhe prerë në copa e përdhunuar”. Video, e postuar katër ditë përpara zgjedhjeve, u pa më shumë se 400,000 herë.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “750” të revistës Koha Javore