Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe mbrojtja e trojeve shqiptare

Më 10 qershor të vitit 1878, kur re të zeza ishin përhapur mbi qiellin e trojeve shqiptare, në qytetin e lashtë të Prizrenit u themelua organizata e parë e Lëvizjes tonë kombëtare me karakter politik panshqiptar, e cila, me emrin “Lidhja Shqiptare”, ose “Lidhja e Prizrenit” ka hyrë në histori si një ngjarje e madhe historike, si një kthesë vendimtare në luftën për çlirim kombëtar të popullit shqiptar, e cila me rrjedhimet e saja objektive ndikoi mbi të gjitha periudhat e mëvonshme

Qani Osmani

Lidhja Shqiptare e Prizrenit , 140 vjetorin e së cilës e përkujtojmë dhe veprimtaria e saj, zë një vend nderi në panteonin e historisë. Ajo përbën një nga momentet kulmore dhe kthesë në historinë e lëvizjes kombëtare çlirimtare shqiptare, ku mbarë populli shqiptar u hodh në rrugën e guximshme të luftës së armatosur e të mendimit për të flakur tej zgjedhën e huaj, për të siguruar të drejtën e tij themelore për liri e tokë, për drejtësi e përparim. Ajo përbën një nga ato ngjarje që i rrëmbejnë masat me thirrjen “Ja vdekje, ja liri” i bëjnë të marrin me vete vuajtje e flijime, për të ç’arë rrugë të reja të së ardhmes, me bindjen se, në mos vetë, do të jenë brezat e ardhshëm ata që do të korrin fitore.
Sot, kur po përkujtojmë këtë 140 vjetor të Lidhjes së Prizrenit, të gjithë shqiptarët në tërë rruzullin tokësor, me mirënjohje i japin vendin e nderit kësaj ngjarjeje kulmore dhe veprimtarëve të shquar të saj.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “829” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat