Nëse politikanët e sotëm të Kosovës mendojnë se të parët kanë filluar të ëndrrojnë dhe të jetojnë shtetin e lirë të Kosovës, gabohen shumë. Lajmëtarët e parë të Kosovës së emancipuar ishin poetët shqiptarë të Kosovës, në veçanti në mënyrë nostalgjike dhe me zemër vëllami im Ali Podrimja
E njoh mirë poezinë shqipe të të dy shteteve. Ngaherë jam takuar me poezinë e Migjenit dhe të Vëllezërve Frashëri. Isha i befasuar me origjinalitetin dhe perfeksionizmin. Më duhet të them se me vite, apo më mirë të them me dekada, që kur ka ekzistuar Jugosllavia, jam miqësuar me poetët kosovarë – Ali Podrimjen, Azem Shkrelin, Enver Gjerqekun, Din Mehmetin, Ibrahim Kadriun, Ramiz Kelmendin, Beqir Musliun, Ismet Markoviqin, Qerim Ujkanin, Rugovën, Rexhep Qosjen… Në rininë e hershme jam njohur me Esad Mekulin, klasikun e letërsisë shqipe në Kosovë. Shpejt u bëmë miq, dhe jo vetëm sa për sy e faqe, por miqësi e ngushtë, ashtu siç malazezët e shqiptarët dinë të miqësohen.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “747” të revistës Koha Javore