E kam të qartë se 16 anëtarë duhet të vijnë nga fusha e politikës, por nuk e kam të qartë që edhe 15 të tjerët të vijnë nga kjo fushë. Mendoj se kishte qenë më mirë që 15 të tjerët të jenë apolitikë e jo që i gjithë këshilli të jetë në duar të politikanëve ,,të sinqertë,, shqiptarë
Të dielën e kaluar është mbajtur Kuvendi i tretë zgjedhor i Këshillit Kombëtar ( Politiko- Tregtar ) Shqiptar. E kisha quajtur kështu dhe më së miri është që edhe të emërohet i tillë, pra Politiko- Tregtar sesa Kombëtar. I themi Kuvend e në fakt ka mundur të emërohet me çdo emërtim tjetër por jo Kuvend, nga fakti se si ecuria e punës dhe rezultati nuk i ka ngjarë një kuvendi të rëndomtë përveç se, po, prezenca e mjaftueshme e elektorëve. Ishte ky një Kuvend të cilit i ka munguar transparenca. Në radhë të parë ka munguar Raporti i punës 4- vjeçare të Këshillit dhe ai kryesori, Raporti Financiar, që duhet patjetër të prezantohet para Elektorëve të pranishëm. Të jem i sinqertë se nuk dyshoj në shpërndarjen e mjeteve, por prapëseprapë është dashur të prezantohet Raporti financiar.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “815” të revistës Koha Javore

