Kush e solli Flamurin e Deçiqit, që u valëvit 107 vjet më parë

Ky flamur është porositur nga Dedë Gjon Luli, i cili dërgoi në Vjenë të birin Kolën kur u bë porosia dhe pagesën e ka bërë Alardo Kastrioti. Por kur erdh puna për ta marrë atë flamur, lindi një problem se Kol Ded Gjon Luli nuk shkonte dot se ishte komandant ushtarak i trupave të Hotit, që kishte filluar luftën kryengritëse

Kolec P. Traboini

Më 6 prill 1911 u ngrit flamuri shqiptar në Deçiq. Është pikërisht ky flamur në fotografi që historianë poturexhinj dhe lakadredhës të politikës e anashkalojnë jo pa qëllim, na kujton sot me shkrimin e tij Kolec Palok Traboini.
Flamurin e Deçiqit e solli në Hot, përmes Dalmacisë, Palok Traboini, si sot, 107 vjet më parë, shkruan Kolec Palok Traboini, pa i kursyer nga ironizomi ata “Që t’i japin mundësi vetes të sajojnë histori të paqena, ta zëmë siç sajon përralla historiani i politikës së djathtë, deputet në listën e Shkodrës, që thotë se ky flamur është punuar nga terzinjtë e Krajl Nikollës”. Ky është mashtrim. Se edhe flamurët na i paska bërë Krajl Nikolla. Aq më tepër se gjyshi i vet a ndonjë kushëri i tij me mbiemrin Gurakuqi, punonte te sarajet e Krajl Nikollës dhe duan ta vendosin në histori përdhuni. Por histori me histeri nuk shkruhet.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “810” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat