Kush don ta gjunjëzojë Ulqinin

“Një popull që voton të korruptuarit, mashtrues, hajdutë dhe tradhtarë, ai popull nuk është viktimë, por bashkëpunëtor i tyre”

Qani Osmani

Të nderuar lexues, e dua pa kufi Ulqinin, e pamundur është të mos e duash nëse jeton dhe punon aty? Ulqinin e dua nga gjeneza e tij, ja dua gjuhën e pastër shqipe, natyrën e bukur, doket dhe zakonet e buta e të urta, dasmat e këngët e vjetra qytetare, kulturën urbane kombëtare e fetare, sinqeritetin e jo gënjeshtrën, gëzimet, vuajtjet, historinë dhe bujarinë e banorëve të saj.
Nga gjiri i qytetarëve fisnikë të Ulqinit përherë kanë dalë tregime, gojëdhëna e legjenda të ëmbla, të bukura, të mençura dhe kuptimplota. Megjithatë, për ta dashur këtë qytet nuk mjafton vetëm kaq, me kuptimin e plotë të fjalës, duhet të dish ta menaxhosh dhe ta mbash këtë qytet të lashtë. Ulqini duhet të mbahet me moral, edukatë e sjellje reciproke, me punë e përgjegjësi, me arsim e kulturë, fisnikëri e bujari, me urimet dhe gëzimet e lindjeve, me hidhërimet dhe ngushëllimet e vdekjeve.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “799” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat