
Të ndihmosh dikë që ka nevojë, mbetet një nga gjërat më fisnike që ndodh këto kohë, kur njerëzit po duket se po bëhen përherë e më të largët me njëri-tjetrin. Aksionet humanitare janë një nga format e ndihmave më të zakonshme sot për sot. Falë iniciativës së personave që i krijojnë dhe i menaxhojnë këto donacione, gjithashtu dhe falë përgjigjes së shpejtë të një numri të lartë të dhuruesve, shumë njerëz në nevojë marrin mbështetje të mëdha financiare, deri edhe të tilla si një apartament apo shtëpi. Të ndihmosh është një akt vërtetë i nevojshëm, siç ka thënë edhe George Eliot, “Përse të jetojmë, në mos për t’i lehtësuar jetën njëri-tjetrit.”
Disa nga personat që dhurojnë, preferojnë të mbesin anonimë, gjë që personalisht mbetet forma e preferuar e të ndihmuarit, ndërsa disa të tjerë kanë një fiksim të madh që t’iu përmendet emri. Shembulli i fundit, hera-herës nuk ndeshet vetëm në individë të caktuar që thjesht japin një shumë parash, por edhe tek vete iniciatorët e këtyre donacioneve. Njerëzit e tjerë të thjeshtë “i nuhasin” aq shpejt këto sjellje, saqë menjëherë do i ulin notat e vlerësimit për ndihmën e kryer, sado e dobishme të jetë ajo.
Disa nga personat që dhurojnë, preferojnë të mbesin anonim, gjë që personalisht mbetet forma e preferuar e të ndihmuarit, ndërsa disa të tjerë kanë një fiksim të madh që t’iu përmendet emri. Shembulli i fundit, hera-herës nuk ndeshet vetëm në individë të caktuar që thjesht japin një shumë parash, por edhe tek vete iniciatorët e këtyre donacioneve. Njerëzit e tjerë të thjeshtë “i nuhasin” aq shpejt këto sjellje, saqë menjëherë do i ulin notat e vlerësimit për ndihmën e kryer, sado e dobishme të jetë ajo
Reklamimi i tepërt i një ndihme që i bëhet dikujt, aq sa e vë në pah rëndësinë e akteve humanitare, aq edhe sikur e zbeh kur bëhet i tepruar. Mediat janë ato që iu japin vëmendje të lartë aksioneve humanitare, herë për të dhënë mesazhe pozitive, herë për të mbushur minutazhin e transmetimit, dhe shumë herë pa menduar për sikletin që mund t’iu shkaktojnë anëtarëve të asaj familjeje, që nga më i moshuari deri tek më i riu. Pasqyrimi i punës që është bërë, nuk kërkon detyrimisht intervistimin e të gjithë personave që morën ndihmën.
Reklamimi i tepërt i një ndihme që i bëhet dikujt, aq sa e vë në pah rëndësinë e akteve humanitare, aq edhe sikur e zbeh kur bëhet i tepruar. Mediat janë ato që iu japin vëmendje të lartë aksioneve humanitare, herë për të dhënë mesazhe pozitive, herë për të mbushur minutazhin e transmetimit, dhe shumë herë pa menduar për sikletin që mund t’iu shkaktojnë anëtarëve të asaj familjeje, që nga më i moshuari deri tek më i riu. Pasqyrimi i punës që është bërë, nuk kërkon detyrimisht intervistimin e të gjithë personave që morën ndihmën
Ky është edhe çmimi që këta persona në nevojë paguajnë sa herë që iu jepet një ndihmë, sidomos këtu tek ne. Sepse po nuk u pasqyrua në media, donacioni nuk u pa, dhe nëse nuk u pa, ndoshta është i shkuar dëm. Por a duhet të shihen? Ata që japin të hollat, normalisht që kanë nevojë të shohin se ku kanë shkuar paratë e tyre, por për këtë duhen zgjedhur forma sa më modeste dhe etike për ta bërë.
Por, disa njerëz harrojnë se nëse vërtetë do të ndihmosh dikë, duhet pasur kujdes se mos cenon dinjitetin e tij. Çfarëdo gjëje me vlerë që të dhurosh a ndërtosh, fare lehtë mund ta rrëzosh kur ndërhyn në çështje delikate se pse një familje është e varfër, apo kur jep këshilla ironike se si tashme këta persona të punojnë, sepse njerëzit s’mund tu japin edhe bukë për të ngrënë. Ndonjëherë është më e lehtë të mbledhësh shuma të mëdha të hollash, sesa ta çosh me nder ndihmën deri në fund…
