Ishte fillim korriku i vitit 1970 kur në komunitetin shqiptaro-amerikan dhe më gjerë u përhap lajmi i zi se, papritmas, kishte ndërruar jetë nga një goditje në zemër, Peter Genc Chikos (Çikos), kryetar i Federatës Pan-shqiptare ‘‘Vatra’’
Për Koha Javore: Frank Shkreli
Si udhëheqës i organizatës më të madhe shqiptaro-amerikane, Peter Çikos ishte natyrisht i njohur në radhët e komunitetit shqiptar në Amerikë, por ishte gjithashtu i njohur edhe në komunitetin më të gjërë amerikan ku jetonte e vepronte, sidomos në qytetin Boston të shtetit Masaçusets. Gazeta e njohur amerikane Boston Globe kishte njoftuar vdekjen e parakohshme të Peter Çikos në moshën 51-vjeçare, duke venë në dukje arritjet në jetën dhe veprimtarinë e tij, përfshirë medaljet që kishte fituar si përfundim i heroizmit të tij në Luftën e dytë Botërore. Detyrat e ndryshme me rëndësi që kishte kryer në ushtri, përfshirë atë si oficer i inteligjencës ushtarake në stafin e Gjeneralit (Dvajt Ajzenhauer) gjatë invadimit të Francës, si pjesëtar i Grupit të 6-të të Ushtrisë Amerikane, ndërsa ka shërbyer më vonë edhe si anëtar i Misionit për Kontrollin e Berlinit. Ndërkohë që largohet me nderimet më të larta nga radhët e ushtrisë amerikane pas luftës, Peter Çikos me të kthyer në Boston ndihmoi në themelimin e Shoqatës së Veteranëve shqiptaro-amerikanë dhe fillon një jetë të re si civil, pa uniformën ushtarake.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “823” të revistës Koha Javore
