Se në çfarë gjendje është sot gjuha jonë e bukur shqipe mjafton vetëm të vizitosh trevat shqiptare në Malin e Zi. Shtegtarëve e kalimtarëve të rastit ( veçmas studiuesve të gjuhës brenda dhe jashtë kufijve) gjëja e parë që do t’ua rëndojë veshin dhe syrin është e folmja e komunitetit me shumicë shqiptare në këto treva. Një shqipe (e folme) e përzier me sllavishten, më shumë se sa një e shqipe dialektoriale, kurse shumë më pak për të mos thënë aspak një shqipe e njësuar letrare (standarde)
Derisa popujt e tjerë të botës së qytetëruar e vlerësojnë rëndësinë e gjuhës amtare, e ruajnë, e respektojnë , e kultivojnë, e përparojnë, e pastrojnë, shqiptarët në Malin e Zi , për fat të keq, nuk po kujdesen sa duhet për gjuhën e vet. Kjo (mos) kujdesje e jona ndaj saj më dhemb. Arsyeja është sa e natyrshme aq edhe e thjeshtë, sepse na është rrezikuar elementi kryesor dhe më i rëndësishëm i identitetit tonë kombëtar. Se në çfarë gjendje është sot gjuha jonë e bukur shqipe mjafton vetëm të vizitosh trevat shqiptare në Malin e Zi. Shtegtarëve e kalimtarëve të rastit
(veçmas studiuesve të gjuhës brenda dhe jashtë kufijve) gjëja e parë që do t’ua rëndojë veshin dhe syrin është e folmja e komunitetit me shumicë shqiptare në këto treva. Një shqipe (e folme) e përzier me sllavishten, më shumë se sa një e shqipe dialektoriale, kurse shumë më pak për të mos thënë aspak një shqipe e njësuar letrare (standarde). Kjo ndodh për shumë arsye, të cilat kërkojnë qasje, sqarime e shpjegime të mirëfillta shkencore nga ekspertët e gjuhësisë, për të cilat unë nuk pretendoj. Por me këtë rast tërthorazi po veçoj disa nga shkaqet që mendojmë se po e rrezikojnë pozitën e gjuhës shqipe në këtë republikë, si: mungesa e kujdesit të organizuar e të drejtuar nga shteti, dobësimi i sistemit arsimor, rënia e autoritetit të arsimtarit, shpërfillja, ndjenja e përgjithshme e nënvlerësimit të “ shqiptarëve” ndaj gjuhës shqipe, mbishkrimet në objektet fetare, afariste dhe objekte të tjera në dëm të gjuhës shqipe, botimet e paredaktuara e të pakorrektuara, pazotësia e drejtuesve të mediave dhe pronarëve të portaleve në gjuhën shqipe të sigurojnë kuadro të aftë për të shkruar afërsisht pa gabime gjuhën shqipe etj.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “804” të revistës Koha Javore

