Ku ka ujë ka edhe pasuri!

Uji është kuptimi se vjen me shumicë dhe rrjedhshëm. Ai gjithmonë ka ardhur për ne e tash edhe ne duhet të presim pak që ta marrim e ta pimë. Çdo gjë është fat, por të mos kesh ujë është fat shumë i keq.

Besmir Asllani

Është shqetësuese. Më ndodh të dëgjoj njerëz që si pjesë të komunikimit, shpesh janë jashtë teme dhe pyesin me injorancë “çka me ba këtu?”. Kam menduar për përgjigjen: këtu me pi ujë. A ju duket gjë e vogël?! Ujë për larje dhe për pirje kemi mjaft. Ku ka ujë, ka edhe pasuri. Uji është treguesi i përqindjes së madhe të mirëjetesës. Uji stimulon që të bëhet diçka e mirë dhe luksoze. Natyra dhe ne jemi miq dhe bashkëjetojmë sa i përket këtij luksi. Mirësevini në Anë të Malit!
Shtyhen gjërat me opsesionin që të shkojnë nga një vend, ku të gjitha që janë pa pagesë të behën me pagesë. Bota ka shumë toka të thata e që të ikësh nga ato nuk ke pse eta mendosh gjatë, por të ikësh nga Ana e Malit duhet menduar më shumë.

Është shqetësuese. Më ndodh të dëgjoj njerëz që si pjesë të komunikimit, shpesh janë jashtë teme dhe pyesin me injorancë “çka me ba këtu?”. Kam menduar për përgjigjen: këtu me pi ujë. A ju duket gjë e vogël?! Ujë për larje dhe për pirje kemi mjaftë. Ku ka ujë ka edhe pasuri. Uji është treguesi i përqindjes së madhe të mirëjetesës. Uji stimulon që të bëhet diçka e mirë dhe luksoze. Natyra dhe ne jemi miq dhe bashkëjetojmë sa i përket këtij luksi. Mirësevini në Anë të Malit!


Çfarë burimesh të shumta. Gati çdo fshat me burim të vetin. A ke qenë ti ndonjëherë i etur vërtetë? Të pish nga burimi që e ke afër shtëpisë, ndryshe të shijon. Në një pjesë të mirë të Evropës e botës, populli e blen ujin e pijshëm. Ndërsa ti po shkon ta blesh kur mund ta kesh e etjen ta shuash duke e veneruar si rrjedh para syve. Ky ujë buron për ne. Mali e zbret ngadalë për ty vajzë e për ty djalë i Anës së Malit. Toka e shtynë ujin për ne sepse ajo i do këto këmbë të pasherre që ecin e nuk bëjnë mbi te çrregullime e nuk ngjallin hidhërime.
Uji është kuptimi se vjen me shumicë dhe rrjedhshëm. Ai gjithmonë ka ardhur për ne e tash edhe ne duhet të presim pak që ta marrim e ta pimë. Çdo gjë është fat, por të mos kesh ujë është fat shumë I keq.
Uji në qetësinë e tij po na dëshmon se është këtu me ne. Ne duhet ta shfrytëzojmë e të punojmë dhe të gjallërojmë me të.
Kur ne largohemi nga vendlindja menjëherë rrugës etja na vjen pas. Ajo ecë me ne duke na gërryer nga brenda shpirtin dhe etjen për dashuri. Pastaj duhet dikush tjetër të na ndihmoj ta gjejmë ujin në jetë sepse ne po e humbim vet.

Uji në qetësinë e tij po na dëshmon se është këtu me ne. Ne duhet ta shfrytëzojmë e të punojmë dhe të gjallërojmë me të.
Kur ne largohemi nga vendlindja menjëherë rrugës etja na vjen pas. Ajo ecë me ne, duke na gërryer nga brenda shpirtin dhe etjen për dashuri. Pastaj duhet dikush tjetër të na ndihmojë ta gjejmë ujin në jetë, sepse ne po e humbim vet


Punohet shumë në Evropë e Amerikë por uji që ne do të gjejmë atje i humbë disa cilësi. Së pari ai ujë është “i frikësuar” dhe pa shije. A keni pasur frikë ndonjëherë kur keni qenë diku ku nuk ju kanë njohur e ku çdokush funksionon për vete? Uji ka nevojë “për dashuri”. Kush do të ju dojë juve kur të jeni të vetëm atje? Ti ke mbirë sot në një tokë te re e Anën e Malit e braktise ujin e le, por a e din se ku je dhe etje a ke? Kush ka mallë për vendlindjen nuk ka ujë që ia heq etjen e zemra i digjet. Uji këtu i ka të gjitha. Ka nderimin dhe falënderimin për ujin e vendlindjes tonë. Le të pimë ujë këtu dhe le të presim për shegën e çdo gjë që e bën toka pa e shikuar këndshëm. Çfarë mrekullie edhe toka këtu është shumë bujare.
Ana e Malit na bën të jemi sheikë të ujit. Sa i përket parave ne duhet te punojmë, të kërkojmë punë e të mos ndalemi. Ashtu të parët tanë e gjetën ujin këtu. Uji është gjysma e punës, por edhe gjysma e rrugës e bërë për te jetuar si pasur dhe i lumtur.

Të fundit

më të lexuarat