Mediat vendore të Ulqinit njoftojnë se të dielën udhëheqësi i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Amfilohije – i cili është i lidhur shumë ngushtë me Kishën Ortodokse Serbe me qendër në Beograd –me një grup prej afro150 ndjekësish të tij, vizitoi fshatin Kalanë e Shasit me qëllim që të mbante ceremoni fetare në gërmadhat e Kishës së Shën Gjonit, njërës prej 365 kishave që thuhet se ekzistonin dikur aty në Shas
Për Koha Javore: Frank Shkreli
Kjo nuk është hera e parë që elementë të Kishës Ortodokse serbe janë përpjekur që, që në vitet e fundit, të vizitojnë këtë vend historik për shqiptarët, me qëllim për të përvetësuar jo vetëm gërmadhat e sotme por edhe historinë që ato bartin gjithnjë për Kombin shqiptar.
Sidoqoftë, duket se pas një përleshjeje me dhjetëra banorë vendas që donin të bllokonin vizitën e kryepriftit serb në atë zonë, policia e lejojë atë që të shkonte deri tek Kisha e Shën Gjonit në Shas, por siç duket nuk e lejuan të futej brenda për të kryer një ceremoni fetare, ashtu siç kishte në plan, sipas portalit Ulqinionline. “Nuk jeni të mirë se ardhur në këtë mënyrë. Këto objekte janë tonat, ne i kemi ruajtur dhe ne do t’i ruajmë”, kështu iu drejtuan Amfillohijes banorët vendas që kishin bllokuar rrugën, shkruan portali Ulqinionline. Kjo masë e policisë u mor, jo se kishin ndonjë kundërshtim me vizitën e udhëheqësit të Serbisë në Shas, por thuhet se ai nuk kishte bërë një kërkesë me kohë për një ceremoni të tillë fetare atje.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “821” të revistës Koha Javore
