Kosova për mua është një dashuri e pakushtëzuar që më frymëzon

Kjo fitore historike e Kosovës u bë e mundur falë ndërhyrjes politike e ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vendeve të Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Me mbështetjen e partnerëve të saj u arrit ëndrra kosovare evropiane

Gjekë Gjonaj

Dhjetë vite më parë, më 17 shkurt 2008, Kuvendi i Kosovës përmes një deklarate të nënshkruar nga deputetët e Republikës, veç atyre serbë, shpallën Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Në këtë mënyrë u realizua dëshira shekullore e shqiptarëve për të fituar lirinë dhe pavarësinë. Kjo është një ditë e madhe për Kosovën. Është një ditë e shënuar për të gjithë shqiptarët. Është dita kur lindi shteti i dytë shqiptar. Është dita kur lindi shteti i lirë, i pavarur dhe sovran i Kosovës. Kjo fitore historike e Kosovës u bë e mundur falë ndërhyrjes politike e ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vendeve të Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Me mbështetjen e partnerëve të saj u arrit ëndrra kosovare evropiane. Kontribut të çmuar për lirinë dhe mëvetësinë e Kosovës, përveç miqve perëndimorë e ndërkombëtarë, dhanë edhe shumë shqiptare e shqiptarë të cilët me gjakun e tyre të derdhur u bënë simbol qëndrese e heroizmi dhe frymëzim për brezat e ardhshëm.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “803” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat