Kosova po shënon një tjetër arritje në procesin e shtet-ndërtimit, duke krijuar kështu forcat e veta mbrojtëse.
Një organizatë multietnike e cila është themeluar pas pavarësisë dhe është nën vëzhgim të rreptë të NATO-s, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), e cila shumë shpejt do të marrë një rol të ri si forcë mbrojtëse ushtarake
Hashim Thaçi
Ky ndryshim do të ndryshojë rolin dhe misionin e FSK-së, do të forcojë arkitekturën e përgjithshme të sigurisë, dhe jo vetëm të Kosovës, por gjithë Ballkanit Perëndimor.
Në fund të fundit, ky proces do ta vë Kosovën në një rrugë drejt Partneritetit për Paqe, si dhe anëtarësim të plotë në NATO. Ky reformim i sektorit të sigurisë së vendit tonë, është një hap i rëndësishëm në përshtatjen me standardet bashkëkohore perëndimore ushtarake.
Iniciativa për të përmirësuar rolin e FSK-së është rezultat i një procesi të gjatë dhe të planifikuar mirë. Institucionet tona kanë bashkëpunuar me shtetet anëtare të NATO-s për vite të tëra, për të siguruar një tranzicion të rregullt dhe të mirë-ekzekutuar.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “756” të revistës Koha Javore