Duket se kombi shqiptar po përshkohet sot nëpër njërën prej periudhave më të rrezikshme të historisë së tij. Në Tiranë zbriten zyrtarë të lartë evropianë nga Brukseli, në një përpjekje ndërmjetësimi për të zgjidhur atë që të gjithë po i referohen si “ngërçi politik” midis partive të pozitës dhe opozitës dhe klasës politike shqiptare, në përgjithësi. Situata aktuale politike e krijuar në Tiranë nuk mund të quhet më si një ”ngërç politik”, por është një krizë përmasash kombëtare, me pasoja të paparashikueshme për të gjithë shqiptarët në Ballkanin Perëndimor, përfshirë Kosovën, në qoftë se nuk zgjidhet shpejt dhe me mend. Duket se me kokëfortësinë e saj, klasa politike e Shqipërisë ka krijuar një situatë krize në vend, të cilën është e papërgatitur ta përballojë me mjete të rregullta dhe demokratike të lojës politike
Frank Shkreli
Në përpjekjet e tyre për, për pavarësi, për liri dhe demokraci, shqiptarët, gjatë historisë, janë përballur me kriza serioze për mbijetesë, u ndeshën shpesh me pengesa të forta dhe hasën në shumë prita të rrezikshme nga të huajt – në tavolinat diplomatike dhe në fronte lufte — të vendosura nga armiqtë e tyre. Kombi shqiptar e pësoi rëndë me shpalljen e pavarësisë, ndërkohë që armiqtë e tij ia cunguan disa prej gjymtyrëve të tij jetike, duke ua dhënë fqinjëve sllavë e grekë gjysmën e trojeve shqiptare. Me humbje të mëdha njerëzore, kombi disi mbijetoi komunizmin ndërkombëtar, por as pas Luftës së Parë Botërore dhe as pas Luftës së Dytë Botërore, fatkeqësisht shqiptarët nuk mundën të hidhnin themelet e një shteti të shëndoshë, të lirë e vërtetë demokratik, bazuar në një bashkëjetesë kombëtare. Nga Lufta e Dytë Botërore, shqiptarët dolën të përçarë, të përgjakur, të ndarë dhe të robëruar nën zgjedhën e një ideologjie të huaj sllavo-aziatike, e cila për pothuaj një shekull i mohoi kombit shqiptar radhitjen e tij, krah për krah, popujve të botës perëndimore.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “763” të revistës Koha Javore
