Koha që të reagojmë

Fëmijët kanë të drejtë dhe është obligimi ynë që t’u ofrojmë hapësira të mjaftueshme, objekte të pajisura me lodra dhe rekuizita të domosdoshme për punë normale, me hapësira të gjelbëruara, oborr të mjaftueshëm ku do të kalonin kohën në ajër të pastër, do të kultivonin dashurinë ndaj natyrës, gjelbërimit, bukurisë në lojë e argëtim cilësor me shokët dhe shoqet e grupeve

Lumnije Bisha

Fëmijët janë përgjegjësi e prindërve që i kanë lindur dhe e shoqërisë në të cilën jetojnë dhe rriten. Unë si edukatore, prind, gjyshe, kam përgjegjësi të dyfishtë të ngre zërin për vogëlushët të cilët na i keni besuar.

Prindër – ne si edukatorë çdo ditë japim maksimumin në të mirë të fëmijëve, por në këto kushte, me grupe të stërngarkuara dhe me objekte të huazuara nëpër shtëpi private është e pamundur që fëmijëve t’u sigurohet qëndrim dhe punë cilësore


Që prej disa vitesh është premtuar ndërtimi i një objekti të ri për fëmijët parashkollorë të Ulqinit, me ndërtimin e të cilit do të zgjeroheshin kapacitetet dhe përmirësoheshin kushtet. Por vitet kalojnë, kurse për ndërtimin e kopshtit të ri as që bëhet më fjalë!
Prindër – ne si edukatore çdo ditë japim maksimumin në të mirë të fëmijëve, por në këto kushte, me grupe të stërngarkuara dhe me objekte të huazuara nëpër shtëpi private është e pamundur që fëmijëve t’u sigurohet qëndrim dhe punë cilësore.

Që prej disa vitesh është premtuar ndërtimi i një objekti të ri për fëmijët parashkollorë të Ulqinit, me ndërtimin e të cilit do të zgjeroheshin kapacitetet dhe përmirësoheshin kushtet. Por vitet kalojnë, kurse për ndërtimin e kopshtit të ri as që bëhet më fjalë!


Qëllimi ynë është të arrijmë ngritje të cilësisë në edukimin dhe arsimimin e fëmijëve parashkollorë, t’i përfshijmë të gjithë fëmijët e kësaj grupmoshe në institucion. Por për të arritur më të mirën për fëmijët tanë, na mungon në radhë të parë objekti, hapësira e mjaftueshme për një fëmijë, e parashikuar në bazë të standardave.
Në Ulqin dhe në Katërkollë është më se e nevojshme të fillojë puna për ndërtimin dhe rindërtimin e objekteve parashkollore, të zgjerohen kapacitetet dhe të përmirësohen kushtet e punës. Fëmijët kanë të drejtë dhe është obligimi ynë që t’u ofrojmë hapësira të mjaftueshme, objekte të pajisura me lodra dhe rekuizita të domosdoshme për punë normale, me hapësira të gjelbëruara, oborr të mjaftueshëm ku do të kalonin kohën në ajër të pastër, do të kultivonin dashurinë ndaj natyrës, gjelbërimit, bukurisë në lojë e argëtim cilësor me shokët dhe shoqet e grupeve.
Prandaj prindër, ju ftoj të ngrini zërin, të reagoni, të kontribuoni në të mirë të fëmijëve tanë, në të mirë të ardhmërisë sonë. Është koha të reagojmë! Mbase edhe jemi vonuar!

Të fundit

më të lexuarat