Kodet folklorike të Rumisë dhe besimi i të parëve

Muhamet Nika
  1. Për fillim: Miti i Afërditës në kodin folklorik të Rumisë
    Ndoshta para se të nisim shpjegimin e kodeve folklorike për Afërditën, le të bëjmë dekodimin e fjalës shqip të Ungjillit e cila në Biblën e Vjetër – hebraisht u fut nga Bibla sumere, ku fjala Nefilim kur u fut në Biblën hebraike për ta ishte e panjohur dhe nuk u kishte kuptim, por që kuptohet siç do të shihni nga shqipja NEFILIM=në fillim del të fitojë kuptim shqip dhe përbëhet nga rrënja e fjalës shqipe me kod të energjisë së dijes kozmike NEFILIM=ne fili+im..?! Kupto në filimin tim… Zoti njofton shqip për zanafillën e vetë Atij… Te ky dekodim arrin vetëm dija në gjuhën shqipe të fjalës që dëshifron gjuhën SUMERE=shumë heret…?!
    Në përgjithësi vlen parimi se si çdo mit është kontrovers në natyrshmërinë e lindjes së tij, por po zotërove simbolikën e kodit folklorik të Rumisë dhe kodet e dijeve tjera duke mos përjashtuar as okultizmin, religjionin dhe as disiplinat e gjuhësisë, numerologjinë e kështu me radhë, atëherë të ofrohen mundësi që të kuptosh fare qartë se si në të vërtetë vetë emri i mitit të Afërditës në shqip qëndron origjinaliteti shqip i rrënjës së emrit. Ndërsa, fare qartë hetuam se këtë te miti – përralla e saj na e jep vetë kodi folklorik i Rumisë si një mal që shtrihet mbi qytetin e Tivarit në Mal të Zi, në majën e së cilit gjendet varri (tumba) më e madhe dhe më e lartë e Detit Adriatik.
    U ndalëm që në fillim te ky emër si interpretimi shumëdimensional – nga shumë kënde të dijes së emrit AFËRDITË, sepse edhe sipas alfabetit del të jetë ndër të parët. Derisa AFËRDITA sot shpjegohet vetëm me rrënjën shqipe që nënkupton yllin e mëngjesit i cili tregon se po afrohet dita…, vërehet se në mitologjinë shqiptare ky yll jep edhe kuptimin e yllit të muzgut të natës duke u quajtur njëkohësisht edhe ylli i Natës. E këtë do ta vëreni nëse ndaleni dhe analizoni vetëm një këngë e cila u shënua nën Rumi që thotë: Moj Xhemile , ku t zu ylli natës / më ka zanun te fushat e Matës/ moj Xhemile ku t zu ylli dritës / më ka zanun te fushat e Dibrës/ moj Xhemile çfarë më ke në gushë – o NN, më ka vra me pushkë…”. Nga teksti kuptojmë se sipas dijes mitike simbolike edhe në kodet e folklorit të Rumisë, Afërdita qenka një femër që çon dashuri në qiell duke bredhur nga muzgu deri në mëngjes. Pra, derisa afron dita, nga ku mori edhe emrin. Po dhe vetë Xhemilja – si femër e bukur të njëjtën punë bë – tërë natën poshtë në tokë siç e thotë kënga derisa – AFRON DITA ajo duke qenë nën mbrojtjen e yllit të të dashuruarve bredh nga gjeografia shqiptare e fushës së Matës deri te Fushat e Dibrës, që është një hapësirë e cila kalohet brenda një nate.
    Vlen të cekim për krahasim se te romakët ky yll njihet edhe me emrin Venus. Por, edhe këtu njohësi i mirë i mitit dhe i etimologjisë së gjuhës shqipe nuk është se nuk e heton që te emri VENUS fshihet emri shqip VEN (vend) – vendos apo vendus (i vendit) duke dhënë të kuptohet se qenkësh një perëndeshë vendase, pra edhe ky sinonim i saj përsëri zbërthehet shqip. Kurse po të vazhdojmë krahasimet, po kjo perëndeshë e dashurisë AFËRDITA del se ndeshet edhe në shkrimin më të lashtë të njerëzimit në Babiloninë sumere me emrin Ishtar apo (isht+ar=është ar…), duke pasur edhe kuptimin e perëndeshës së pjellurisë tek e cila dominojnë flokët e arta – pra edhe këtu dominon fjala ar…. Por, hetuam se me këtë kuptim të perëndeshës së pjellorisë, ruhet edhe nën Rumi. Kujto shprehjen që thuhet në popull në vargjet e këngëve të dashurisë ku u këndohet flokëve të arta duke i krahasuar ato me një bimë të shëndetshme, ose lule të shëndetshme, kur thuhet se: “janë rritë në ishtihar…”. Pra edhe pse sot emri ishtar na vjen i harruar, prapë e përdorim duke mos pasur njohuri për perëndeshën babilonase. Ishtarit ?! Zakonisht kështu thuhet për një bimë që ka zhvillim të vrullshëm. Nga ana tjetër, në atë që na kanë mësuar ta quajmë si mitolgji greke, shohim se Afërdita ishte bija e Zeusit dhe Dionës…?!
    Mirëpo, sipas legjendës së shënuar nga autorët antikë, kemi edhe të dhënat kundërshtuese të mitit që është një mit fare tjetër si fabul i cili thotë se: Kur kryezoti – Zoti Kron-i;Kronosi vendosi që me një kosë të mprehtë të kastrojë të atin (i bëri rrethprerjen babait të tij Uranit), prej rrethprerjes së tij u përhapën gjithë të ligat. Miti tregon se ia hodhi këtë pjesë të organit gjenital në det. Pra ka shumë mundësi që fjala të mos jetë për komplet gjenitalet, por për një pjesë – ashtu siç na e mësojnë hebrenjtë në mitin e vet dhe myslimanët në Librin e Shenjtë që obligojnë prerjen e gjenitalieve – doemos se këtë po e japim si mundësi edhe pse kjo nuk është e thënë, sepse edhe sot vazhdojnë të jenë tema tabu. Nëse mitologjia është shpjegim historik i fesë, doemos cekim që rrethprterja – kastrimi është me natyrë hyjnore si te hebrenjtë, si për vetë Krishtin, e si praktikë u shpall për myslimanët..?!
    Doemos që këto organe gjenitale të një perëndie trazuan aq shumë ujë saqë krijuan rreth vetes shumë shkumë. Kështu, duke lundruar, ato arrijnë në ishullin Kitere (qithira=barazi me fjalë shqipe gege qi thera – që thera) dhe s’andejmi përfundojnë në Qipro=qi pruni.., ku ngjizet perëndesha AFËRDITË dhe del me madhështinë e saj prej perëndeshe. Kudo ku shkel këmba e saj e bardhë mbinin lule dhe kishte bukuri përrallore. Ndërsa hetohet se fjala shqipe Afërditë, përveçse si emër, si folje tregon afrimin e ditës së cekur. Ndërsa si folje tregon edhe veprime të tjera që lidhen me erën – mbarësimin , sepse AFRY=asht fry – i fryrë… Pra, vetë shkuma është prodhim i fryrjes… në ujë apo në një gjësend tjetër. Kështu disiplinat ndihmojnë njëra-tjetrën . Shih në fotografi, e vetmja veshje e saj janë flokët e arta, pra i bie të kishte edhe një emër të dytë shqip – Flokarta apo Flokarti. Atje kur u paraqit ajo – atë thuhet se e morën Orët (zanat) dhe pasi i vunë një kurorë në kokë dhe i varen në qafë një varëse me shkëlqim vetëtime, e çuan te perëndeshat e Olimpit, të cilat mbeten të shtangura nga bukuria e saj. Orët, janë vetë stinët që zbukurojnë çdo gjë gjatë një kalendari, prandaj njihen edhe si të shenjta. Prandaj del që orët – zanat ishin ato që zbukuruan Afërditën?!
    Ndoshta këtë arriti dhe e bëri studiuesi Agron Dalipaj kur shpjegon etimologjinë e fjalës Afërditë. A thua se këto foto të Afërditës në vazhdim, dhe të atyre që e shoqërojnë atë, dalin të kenë disa pajisje – veshje interesante që jep të kuptojmë se fjala është për një ”teknologji yjore” me të cilat lëviznin disi çuditshëm dhe që kjo i bën ata perëndi – shih vetë sikur ka një post fluturues, etj… Çka do të thotë se për të gjitha këto, gjeografia shqiptare sot mund të kalohej në një çast dhe nuk gabojnë të gjithë ata të cilët e vendosin qytetin e tyre në vende të ndryshme si perëndi , apo gjysmë perëndi. Arbëria (Iliria) ishte vetëm një METROPOL ku takoheshin banorët e tokës dhe të qiellit – Bibla dhe Kurani flasin për këtë mundësi…?!

Të fundit

më të lexuarat