Për malësorët feja gjithmonë ka pasur kuptimin e paqes, mirëkuptimit, solidaritetit dhe humanizmit. Ata edhe në këtë kohë, kur shumë vlera janë zbehur dhe kanë humbur domethënien e mëparshme, duhet të qëndrojnë të bashkuar në vlerën e bashkëjetesës fetare
Malësia mburret me atë që të tjerët e quajnë tolerancë fetare, por që në fakt është diçka më e madhe se tolerancë: është bashkëjetesa midis qytetarëve të besimit mysliman dhe të krishterë. Për malësorët feja gjithmonë ka pasur kuptimin e paqes, mirëkuptimit, solidaritetit dhe humanizmit. Ata edhe në këtë kohë, kur shumë vlera janë zbehur dhe kanë humbur domethënien e mëparshme, duhet të qëndrojnë të bashkuar në vlerën e bashkëjetesës fetare.
Nëse ka ndonjë qytezë ku bashkëjetesa fetare në trevat shqiptare në Mal të Zi me vite të tëra ka gjetur mishërimin e vet, ky është Tuzi, kryeqendra e Malësisë. Jo më kot, shqiptarët ( malësorët) e besimit të krishterë dhe myslimanë prej vitesh në këtë qytezë të vogël funksionojnë si vëllezër të një gjaku, të një gjuhe dhe të një trashëgime të përbashkët kulturore. Dhe kjo gjen shprehje në terren. Në qendër të qytezës ndodhet xhamia e Tuzit, një monument i vyer i trashëgimisë së kësaj qytezë. Dhjetëra metra larg saj në dalje të qytezës ndodhet Kisha e Shna Ndout, po ashtu një vlerë e posaçme historiko-kulturore e së kaluarës.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “811” të revistës Koha Javore

